abdixhiku ne gjakove me shefqetin gjakova do te kete udheheqjen qe meriton 68d434ae5b7df

Abdixhiku në Gjakovë: Me Shefqetin, Gjakova do të ketë udhëheqjen që meriton

September 24, 2025
1 minut lexim

Në tubimin në Gjakovë për zgjedhjet e 12 tetorit, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, prezantoi kandidatin e kësaj partie për kryetar komune, Shefqet Shehun.

Abdixhiku e vlerësoi Gjakovën si simbol të qytetarisë shqiptare dhe theksoi se qyteti ka nevojë për zhvillim dhe investime.

Sipas Abdixhikut, me Shefqetin Gjakova do të ketë udhëheqjen që meriton.

Postimi i plotë:

Sonte në Gjakovë prezantuam kandidatin tonë për Kryetar, Shefqet Shehun, si dhe listën prej 36 kandidateve për Kuvendin Komunal të Gjakovës.

Gjakova është simbol i qytetarisë shqiptare. Është qyteti i arsimit, i dijes, i intelektualëve. Është qyteti i rezistencës dhe i sakrificës. Është qyteti i mikpritjes dhe i dinjitetit. Është qyteti që gjithmonë ka ditur të japë shembull për Kosovën, që gjithmonë ka ditur të udhëheqë me krenari, që gjithmonë ka ditur të qëndrojë i fortë edhe në ditët më të vështira.

LDK mbetet adresa e shpresës, e zhvillimit dhe e avancimit të qyteteve tona. Me Shefqetin dhe ekipin e tij të përkushtuar, Gjakova do të ketë udhëheqjen që meriton; të ndershme, punëtore dhe vizionare.

Na priftë e mbara.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pezullohet takimi erdogan mitsotakis shkak publikimi i parakohshem i agjendes 68d433c553f46
Lajmi i mëparshëm

Pezullohet takimi Erdogan-Mitsotakis, shkak publikimi i parakohshëm i agjendës

modelja e onlyfans zbulon detajet e lidhjes me jamal per pune oresh thuajse u perplasa me tjetren 68d435d253352
Lajmi i radhës

Modelja e ‘OnlyFans’ zbulon detajet e lidhjes me Jamal: Për punë orësh thuajse u përplasa me tjetrën

Të fundit nga

ShkoLartë