abdixhiku ldk do te rikthehet ne podujeve me njeriun e fjales e nderit 68e7fb2f2b50b

Abdixhiku: LDK do të rikthehet në Podujevë me njeriun e fjalës e nderit

October 9, 2025
min lexim

Lidhja Demokratike e Kosovës në Podujevë ka prezantuar programin qeverisës për komunën, bashkë me kandidatin për kryetar të Podujevës, Ekrem Hysenin.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, para qytetarëve të Podujevës, tha se LDK do të rikthehet në Podujevë me njeriun e fjalës e nderit, një njeri që do të jetë krah qytetarëve me punë e dinjitet.

“Ekrem Hyseni është njeri i Podujevës. Është bir i këtij qyteti. Është njeri i ndershëm, i përkushtuar, i gatshëm për të marrë përgjegjësi. Ai nuk e sheh politikën si privilegj, por si shërbim. Ai nuk e sheh pushtetin si mundësi për përfitim, por si mundësi për të dhënë kontribut. Ai nuk premton gjëra të pamundura, por jep fjalën për gjëra të arritshme. Dhe fjalën e tij e mban. Ky është dallimi ynë me të tjerët. Ata flasin. Ne punojmë. Ata premtojnë. Ne realizojmë. Ata mashtrojnë. Ne mbajmë fjalën. Ata harrojnë. Ne kujtojmë. Ata shfrytëzojnë. Ne shërbejmë. Dhe kur ata shajnë e ofendojnë, aq larg sa dhe prekin tragjeditë historike të popullit të Kosovës, vuajtjet tona e të familjeve tona, atëherë e kuptojmë veç një gjë – e kuptojmë se po humbin, e ne po fitojmë!”, tha Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së.

Ai theksoi se Ekrem Hyseni ka përkrahjen e plotë të LDK-së për kandidaturën e tij për kryetar komune dhe përkrahjen për projektet për Podujevën, derisa i cilësoi si profil të zgjedhur edhe kandidatët për Asamble.

“Dhe Ekremi nuk është vetëm. Përkrah tij, është lista e fortë e Lidhjes Demokratike të Kosovës për Asamblenë Komunale të Podujevës. Një listë e mbushur me njerëz të ndershëm, me profesionistë, me qytetarë të përkushtuar që nuk hyjnë në politikë për privilegj, por për shërbim. Një ekip që është garancia e qeverisjes së mirë. Një ekip që është garancia e fitores”, shtoi Abdixhiku.

Ekrem Hyseni, i cili pretendon të jetë kryetari i komunës së Podujevës, tha se me përkrahjen e qytetarëve do të bëjë ndryshimin e këtij qyteti.

“Ne kemi plane të cilat do t’i realizojmë bashkë me ju, ju të cilët na jeni bashkuar e shumë të tjerë që do të bashkohen”, deklaroi mes tjerash Hyseni.

Duke shpalosur programin para qytetarëve, Ekrem Hyseni premtoi se do të realizojë projekte për të cilat u zotua, ndër to edhe kthimin e Spitalit të Podujevës.

“Do ta zgjidhim ujin e Pikës Ngrohtore të qytetit, do ta bëjmë parkingun nën tokë, e parkimin mësimor të rregullt, dhe bizneseve nuk do t’u paguajnë pjesëmarrjen 30%, do ta kthejmë spitalin e Podujevës”, theksoi Hyseni.

Në këtë tubim, kandidati Ekrem Hyseni prezantoi edhe kandidatët për Asamble nga rradhët e LDK-së në Podujevë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kolumbia varka qe bombardoi shba nuk kishte droge por njerez 68e7fa42a5d39
Lajmi i mëparshëm

Kolumbia: Varka që bombardoi SHBA nuk kishte drogë, por njerëz

kris jenner ndryshon pamjen pas shume vitesh brune behet bionde 68e7fc515ac1b
Lajmi i radhës

Kris Jenner ndryshon pamjen, pas shume vitesh brune bëhet bionde

Të fundit nga

ShkoLartë