abdixhiku jep detaje per presidentin e ardhshem keto jane kriteret e ldk se 6a849b144f031

Abdixhiku jep detaje për presidentin e ardhshëm: Këto janë kriteret e LDK-së

August 18, 2026
1 minut lexim

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në takimin me Albin Kurtin nuk është diskutuar për emra konkretë për presidentin e ardhshëm të Kosovës.

Abdixhiku theksoi se për LDK-në është e rëndësishme që presidenti apo presidentja e ardhshme të ketë vlera dhe bindje që mbrojnë Republikën e Kosovës.

“Për ne, LDK, është shumë e rëndësishme që të ketë vlera dhe bindje presidenti apo presidentja e ardhshme, të mbrojë Republikën e Kosovës. LDK gjithmonë i ka dhënë Kosovës president të jashtëzakonshme andaj edhe këtë herë do ta bëjë një gjë të tillë”, tha ai.

Sipas Abdixhikut, palët kanë diskutuar për profile, fusha dhe profesione të ndryshme, por jo për emra konkretë.

“S’kemi folur për emra konkretë, kemi folur për profile, për fusha, për profesione të ndryshme. Asnjë emër i përmendur deri më tash, ose partiak ose që ka ngjyrime partiake, nuk është pjesë e diskutimeve”, u shpreh kreu i LDK-së.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

maqedonia ne flake zjarrfikesit ne lufte me zjarret 6a84848d7e9ac
Lajmi i mëparshëm

Maqedonia në flakë, zjarrfikësit në luftë me zjarret

aksident i rende ne tirane 23 vjecari perplas per vdekje kembesoren 6a849b9449d8c
Lajmi i radhës

Aksident i rëndë në Tiranë, 23-vjeçari përplas për vdekje këmbësoren

Të fundit nga

ShkoLartë