abdixhiku i quan te paverteta pretendimet e bahtirit per koalicion ldk pdk 687e26f9d31b6

​Abdixhiku i quan të pavërteta pretendimet e Bahtirit për koalicion LDK-PDK

July 21, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku, i ka quajtur të pavërteta deklarimet e deputetit të LVV-së, Agim Bahtiri se LDK-ja dhe PDK-ja në ditët në vijim do të bëjnë një koalicion për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Pas dështimit të 50-të për konstituimin e Kuvendit, Abdixhiku tha se nuk pret ndryshim të gjendjes në legjislativ edhe ditët në vijim, përkundër obligimit nga Gjykata Kushtetuese që deri më 26 korrik të konstituohet Kuvendi i Kosovës.

“Absolutisht e pavërtetë. Kush është Agim Bahtiri me bë temë kështu. Kjo nuk është e rëndësishme. Qëndrimet dhe pozicionet e LDK-së i dini”, tha ai.

Sipas tij, pasi të kalon afati i paraparë në aktgjykimin e kushtueses duhet një interpretim i ri nga ky institucion dhe të shihet sesi të procedohet tutje me vazhdimin e seancave çdo 48-orë apo jo.

“Nuk shoh dhe nuk pres ndonjë zgjidhje as në ditët e mbetura. Ajo çka pritet pas afatit 30-ditor të kemi një interpretim të ri nga Gjykata Kushtetuese. Një interpretim e kemi siç e kemi edhe një mosrespektim të saj. Kemi përmbysje të rendit kushtetues…Do të shohim si të procedohet tutje por është e qartë se pas 30 ditëve ky kuvend nëse nuk konstituohet ka huq afatet nga Kushtetuesja dhe duhet interpretim i ri”, shtoi Abdixhiku.

Krahas kësaj, ai i bëri thirrje prokurorisë që të veprojë pas vendimit të Gjykatës Supreme, ku theksohet se një deputet i certifikuar nuk mund të ushtrojë edhe poste në ekzekutiv.

“Sot po bëhen 1 javë që nga vendimi i Gjykatës Supreme që konstaton përfundimisht se ministrat dhe kryeministri janë uzurpator të qeverisë. Prokuroria duhet të veprojë pasi është e paprecedent”, theksoi Abdixhiku.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

astrit selmani behet me skuader te re nenshkruan ne kine 687e26f666a24
Lajmi i mëparshëm

Astrit Selmani bëhet me skuadër të re, nënshkruan në Kinë

fjalekalimi i dobet iu mundesoi hakereve te fundosin nje kompani 158 vjecare 687e27e692122
Lajmi i radhës

​Fjalëkalimi i dobët iu mundësoi hakerëve të fundosin një kompani 158 vjeçare

Të fundit nga

Trump dhe Zelensky takohen në Florida

Volodimir Zelensky mbërriti në Florida për atë që konsiderohet si takimi më përcaktues i vitit. Në rezidencën Mar-a-Lago, Presidenti ukrainas është ulur përballë Donald Trumpit, me shpresën e madhe për të gjetur
ShkoLartë