abdixhiku gjnd ja i dha kosoves jo vetem te drejte por edhe legjitimitet nderkombetar 687f78794d0af

Abdixhiku: GjND-ja i dha Kosovës jo vetëm të drejtë, por edhe legjitimitet ndërkombëtar

July 22, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku kujtoi si më 22 korrik të vitit 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Nëpërmjet një mesazhi të publikuar në Facebook, ai shprehet se ky konstatim historik ishte rezultat i një pune të përkushtuar të njerëzve më profesionistë dhe përkrahjes së pakusht të aleatëve tanë ndërkombëtarë, me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet demokratike të Bashkimit Evropian.

“Ky vendim nuk ishte vetëm një fitore ligjore, por një vulë legjitimiteti ndërkombëtar për shtetësinë e Kosovës, për të drejtën tonë historike dhe politike për të qenë të lirë dhe të pavarur. Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet krenare për rolin e saj të pazëvendësueshëm në të gjithë këtë proces, në rrugën e shtetformimit dhe të afirmimit ndërkombëtar të Kosovës.

Sot, 15 vjet më pas, përkujtojmë me respekt të gjithë ata që kontribuan në këtë të arritur madhore dhe riafirmojmë përkushtimin tonë për një Kosovë demokratike dhe të barabartë mes kombeve të lira”, përfundon mesazhi i kreut të LDK-së.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

granit xhaka informon leverkusenin per nje arsye 687f78761f293
Lajmi i mëparshëm

Granit Xhaka informon Leverkusenin për një arsye

ngasje e sigurt gjate veres rekomandime qe mund te shpetojne jete 687f79666244f
Lajmi i radhës

Ngasje e sigurt gjatë verës, rekomandime që mund të shpëtojnë jetë

Të fundit nga

ShkoLartë