aak ne viti eshte koha qe vitia te shnderrohet ne shembull zhvillimi 68d8617ec756e

AAK në Viti: Është koha që Vitia të shndërrohet në shembull zhvillimi

September 28, 2025
min lexim

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vazhduar fushatën zgjedhore në komunën e Vitisë.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, së bashku me kandidatin për kryetar të komunës, Labinot Bislimi, dhe kandidatët për asamble komunale, janë njohur nga afër me projektet që planifikon kjo parti nëse arrin të marrë mandatin përgjatë katërvjeçarit të ardhshëm.

Haradinaj ka thënë se qytetarët e kësaj komune tashmë kanë një mundësi të re, përtej praktikave të zakonshme me ç’rast shtoi se ka ardhur koha që kjo komunë të marrë drejtimin e duhur dhe të shndërrohet në shembull zhvillimi për gjithë Kosovën.

“Kandidati ynë për kryetar ka studiuar dhe ka jetuar një kohë jashtë vendit, pra në Francë, gjithë kohën është aktiv në incizimin e gjendjes këtu. Kuptohet e bënë pak prej perspektivës edhe të njohurive që i ka marrë jashtë. I hetuam projektet ekspertizë e huazuar me gjithë atë përvoja që janë krijuar”, ka thënë Haradinaj.

“Mendoj që qytetarët e Vitisë e kanë një opsion krejt ndryshe nga praktika ose nga ajo që është bërë e zakonshme. E kanë një kandidat vërtetë që është marrë me temat e këtij vendi. Është interesant me pa edhe angazhimin e kryetarit tonë Labinotit, por edhe kolegëve të tij për reformën në arsim që e kanë trajtuar edhe shumë çështje tjera që e kanë trajtuar me të vërtetë në thelb. Unë i uroj sukses dhe uroj që qytetarët e Vitisë do ta zgjedhin vizionin e tij për të qeverisë me komunën, Labinotin dhe kolegët që i kemi”, ka shtuar Haradinaj.

Në fjalën e tij, kandidati për kryetar të komunës, Labinot Bislimi, ka paraqitur zotimet kryesore të programit qeverisës: furnizimin me ujë të pijshëm, reformën në arsim, pastërtinë dhe gjelbërimin përmes menaxhimit institucional, riciklimit dhe një infrastrukture moderne.

“Tri projektet do të jetë e para, reforma në arsim të cilën menjëherë do ta zbatojmë sepse është më urgjentja dhe është më e nevojshme. Janë 280 deri 300 mësimdhënës të cilët nuk e respektojnë dot rrogën sot në Viti dhe ne e kemi jo vetëm hallin e tyre por edhe të nxënësve të cilët sot nuk janë duke marrë mësimin adekuat dhe nuk janë duke e shfrytëzuar një sistem arsimor i cili ju duhet edhe për të ardhmen e tyre. Kështu e kemi hall të madh në arsim. Është uji i pijshëm e cila ky ndoshta nuk do të jetë realizimi më i shpejti, por do të jemi mbi këtë dosje menjëherë sepse është urgjente edhe uji i pijshëm por edhe regjimi i ujërave në përgjithësi ku ne do t’i japim menjëherë një orientim krejtësisht tjetër Vitisë sepse përveç nevojave dytësore dhe nevojave parësore për njerëzit, uji është çështje e zhvillimit të komplet komunës, do të thotë është i lidhur direkt me zhvillimin ekonomik”, ka thënë Bislimi.

“Tjetra është çështja e deponisë së bërllogut ose të mbeturinave të cilën do ta rregullojmë me urgjencë të madhe. Pra. nuk e kemi fjalën për një deponi si hedhjen në natyrë të mbeturinave apo një zonë ku e caktojmë, por është instutucioanlizimi i mbledhjes së mbeturinave dhe i mirëmbajtjes së komunës së Vitisë në të gjitha anët e saj”, ka shtuar Bislimi.

Në përmbyllje të këtij aktiviteti, kreu i AAK-së ka ndarë mirënjohje për kandidatët të cilët garojnë për asamblenë komunale për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lavrov cdo agresion kunder vendit tim do te perballet me nje pergjigje vendimtare 68d8608b030f1
Lajmi i mëparshëm

Lavrov: Çdo agresion kundër vendit tim do të përballet me një përgjigje vendimtare

reagon ashper olti curri pas publikimit te videos se eldion kelmendit ju qe e xhiruat nuk jeni kafshe por perbindesha e kriminele 68d86292d094e
Lajmi i radhës

Reagon ashpër Olti Curri pas publikimit të videos së Eldion Kelmendit: Ju që e xhiruat nuk jeni kafshë, por përbindësha e kriminelë

Të fundit nga

ShkoLartë