aak mban kuvendin e x te ne gjakove flamur fetahaj zgjidhet kryetar i deges 69e511354dc47

AAK mban Kuvendin e X-të në Gjakovë, Flamur Fetahaj zgjidhet kryetar i Degës

April 19, 2026
1 minut lexim

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar qeverisjen e Aleancës në Gjakovë, duke thënë se ky qytet “ka fituar dinjitetin e një qyteti që zhvillohet me punë, përkushtim dhe rezultate konkrete” nën drejtimin e kryetarit Ardian Gjini.

Haradinaj, përmes një postimi, ka theksuar se Gjakova “e dijes, kulturës dhe atdhedashurisë” për shumë mandate i ka besuar Aleancës udhëheqjen me komunën, ndërsa ka përmendur investimet dhe projektet, që sipas tij, e kanë bërë qytetin “model të mirëqeverisjes lokale dhe zhvillimit të qëndrueshëm”.

Ai ka bërë të ditur se kjo mbështetje u konfirmua edhe në Kuvendin Zgjedhor të X-të të Degës së AAK-së në Gjakovë, ku u zgjodhën strukturat e reja drejtuese.

Haradinaj ka njoftuar se Flamur Fetahaj, aktualisht nënkryetar i Komunës së Gjakovës, është zgjedhur kryetar i Degës së AAK-së në këtë komunë.

“Përgëzoj për zgjedhjen si kryetar i Degës, Flamur Fetahajn… një kuadër i dëshmuar dhe i përkushtuar”, ka shkruar Haradinaj, duke i uruar suksese në detyrën e re.

Po ashtu, ai ka shprehur mirënjohje për kryetarin e deritanishëm të Degës, Ardian Gjinin, si dhe për strukturat partiake që, sipas tij, ndër vite kanë dhënë kontribut që AAK të mbetet “forca e parë politike” në Gjakovë.

Në fund, Haradinaj u ka uruar mbarëvajtje dhe suksese Fetahajt dhe strukturave të reja të zgjedhura nga Kuvendi.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

alarmi kavanozet me ushqim bebesh hipp te kontaminuar me helm minjsh 69e51040bb3b1
Lajmi i mëparshëm

Alarmi/Kavanozët me ushqim bebesh HiPP të kontaminuar me helm minjsh

zjarri qe shkrumboi 71 apartamente rama ne flasim banoret mund te perfitojne bonus qiraje dhe mbeshtetje nga bashkia 69e512205d331
Lajmi i radhës

Zjarri që shkrumboi 71 apartamente, Rama në “Flasim”: Banorët mund të përfitojnë bonus qiraje dhe mbështetje nga bashkia

Të fundit nga

Efi flet hapur për presionin pas të 30-ave

Efi Dhedhes ka nxitur diskutime të shumta në rrjet pas një deklarate të bërë së fundmi në një intervistë, ku foli hapur për presionin që gratë përjetojnë lidhur me martesën dhe krijimin
ShkoLartë