Presidentja Vjosa Osmani pritet të ftojë partitë politike në konsultime pas dështimit të formimit të qeverisë së re të dielën.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Krenar Xhaferi, ka bërë të ditur në emisionin “Edicioni Special” se LDK-ja do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Presidentes.
“Po, unë besoj që ne duhet të shkojmë. Ideja është që patjetër institucionet duhet të respektohen. Por, e kujtoj se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja dhe nuk ka asnjë logjikë të krijimit të ndonjë blloku të ri.
Marrja e përgjegjësisë për formimin e qeverisë së re do të ishte logjike nga LDK-ja, sepse do ta zgjidhte ngërçin dhe do t’i shmangte zgjedhjet e reja”, ka deklaruar Xhaferi.
Burimi: botasot.info


