Situata politike në Shqipëri vijon të prodhojë zhurmë të fortë në opinionin publik pas goditjeve të fundit të SPAK ndaj zyrtarëve të lartë.
Ditën e sotme GJKKO vendosi të pezullojë nga detyra dhe t’i bllokojë pasaportën zv/kryeministres Belinda Balluku.
A pritej një vendim i tillë? Lidhur me këtë pyetje juristi Ilir Aliaj i ftuar në një studio televizive, tha se ishte mëse e pritshme.
Ai theksoi se kjo u pa që prej 11 majit, ku ardhja e 3 zyrtarëve të SHBA në Tiranë dhe mos zhvillimi i asnjë takimi me kryeministrin Rama tregoi se gjithçka po ndodh ishte e pritshme.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Gjatë këtyre 23 javëve qëkur zv.kryeministrja mësoi se është një person nën hetim, është sjellë me një sjellje krejt normale, ishte i çuditshëm ky normalitet, që GJKKO kërkoi sot pezullimin.
Aliaj: Në Shqipëri asgjë nuk është e çuditshme, ne jetojmë në një vend ku nuk ka demokraci, është autokraci. Nëse ne shohim se ku ka demokraci, është shteti i së drejtës dhe vlerave morale, dhe asnjëra nga këto nuk është te elita politike si në pushtet dhe në opozitë. Sa i përket vendimit të sotëm, nuk është se u çudita. Që nga 11 maji Tiranën zyrtare e kanë vizituar 3 herë tre funksionarë të lartë të SHBA dhe asnjëri nga këta nuk ka takuar kryeministrin, ka takuar vetëm organet e drejtësisë.
Borakaj: Shmangie nga SHBA?
Aliaj: Në një takim në tetor është takuar ministria e Brendshme, i është kërkuar që të mos ketë ndërhyrje dhe thika pas shpine në atë që do të ndodhë më vonë, pra këto që po shohim. Për ta lidhur më mirë unë do të shikoja edhe progres-raportin e BE që është më i keqi i mundshëm për Shqipërinë. Kemi intervista ose ardhjen në Shqipëri të ministrit të Jashtëm gjerman, i cili deklaron se nuk mund të bëheni shtet anëtar i BE po penguar reformën në drejtësi, nuk ka liri shtypi, dhe nuk luftoni krimin e organizuar. Dje ka qenë një intervistë me Marta Kos, e cila tha se asnjë shtet nuk mund të pranohet si vend i BE nëse ka shkelje të lirisë së medias.
Burimi: botasot.info


