a po paralajmeron izet mexhiti vendim te ri mbi rrugetimin e ardhshem politik 6ab80b2f9939b

A po paralajmëron Izet Mexhiti vendim të ri mbi rrugëtimin e ardhshëm politik?

September 26, 2026
1 minut lexim
izet 1

Izet Mexhiti, njëri nga kryetarët e partisë VLEN nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmëroi mbështetësit e tij se mund të ketë vendim të ri për rrugëtimin politik të Lëvizjes Demokratike, por nuk saktësoi se kjo do të ndodh me siguri. Në një komunikim me publikun përmes rrjetit social Facebook, pas spekulimeve se Mexhiti mund të kthehet në shtëpinë e vjetër.

“Të dashur bashkudhëtarë të rrugëtimit tonë, Siç e dini, vendimet gjithmonë i kam marrë bashkë me Ju. Çdo vendim, sado i thjeshtë apo i vështirë, e kemi diskutuar gjerë e gjatë dhe në fund së bashku kemi vendosur. Kur kemi vendosur, unë dhe Ju, i kemi qëndruar me fanatizëm deri në fund çdo beteje, i kemi qëndruar besnik parimeve dhe qëndrimeve tona!”, tha Mexhiti në një status në Facebook.

Mexhiti u shpreh se spekulimet nuk mund të përcaktojnë rrugën e përbashkët të tij dhe anëtarësisë e simpatizuesve të tij.

“Le të flasin. Le të shkruajnë. Le të kalkulojnë. Ne kemi para vetes kauzën tonë. Sepse ia VLEN të punojmë me vendosmëri për një qëllim të vetëm: të bëjmë më të mirën për qytetarët.
Rrini rahat! Nga Amerika e lirisë, përzemërsisht, Izeti!”, theksoi Mexhiti në një status në Facebook.

Spekulimet lidhur me ribashkimin e Izet Mexhitit me Ali Ahmetin pasojnë si rezultat i siç flitet mospajtimeve që kanë mes vete lideri i VLEN-it, Izet Mexhiti dhe njëri nga eksponentët partiak, deputeti Adnan Azizi, i cili ishte njëra nga figurat qendrore të Lëvizjes BESA dhe bashkëpunëtori më i afërt i liderit tjetër të VLENIT, Bilall Kasami.
Mexhiti është i njohur për zig zaget e tij politike. Ishte nënkryetar i BDI-së për dy dekada, që nga viti 2002, kur themelohet partia e re politike, e dalë nga ish Ushtria Çlirimtare Kombëtare. Më pas më 24 shtator të vitit 2022, themeloi “Grupin e Zjarrit” brenda ish partisë së tij, e cila më vonë, më 13 gusht të vitit 2023 prodhoi partinë Lëvizja Demokratike, e cila u shkri në partinë VLEN./Alsat.mk.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

13 vjecari rrahet nga prindi i nje bashkemoshatari ne aerodrom perfundon ne spital 6ab809e969b82
Lajmi i mëparshëm

13-vjeçari rrahet nga prindi i një bashkëmoshatari në Aerodrom – përfundon në spital

Të fundit nga

ShkoLartë