IMG 20261024 WA0014

A po e humbim njerëzillëkun? Një mesazh që duhet ta lexojmë të gjithë

October 24, 2026
min lexim

Në një botë ku urrejtja po bëhet normale, të mbetesh njeri është guxim!

Bota është plot urrejtje, jeta plot padrejtësi,por mos lejo që e keqja e të tjerëve ta ndryshojë mirësinë tënde.

Shkruan Bekim Sejfullahu psikolog

Sot jetojmë në një kohë kur njerëzit gjykojnë pa njohur, lëndojnë pa u menduar dhe urrejnë pa e ditur as vetë arsyen. Ndonjëherë, njeriu që ka më shumë nevojë për një fjalë të mirë, merr një fjalë që ia rëndon shpirtin edhe më shumë.

Sa njerëz buzëqeshin gjatë ditës, ndërsa natën luftojnë me dhimbje që askush nuk i sheh? Sa zemra janë thyer nga fjalët e atyre që dikur i konsideronin familje, miq apo njerëz të afërt?

E megjithatë,bota nuk ka nevojë për më shumë urrejtje. Ka nevojë për njerëz që dinë të falin, të kuptojnë dhe të bëjnë mirë, edhe kur jeta nuk ka qenë e mirë me ta.

Mos u bëj si ata që të kanë lënduar,mos e humb njerëzillëkun vetëm sepse dikush nuk dinte ta vlerësonte,mos e shendero zemrën tënde në gur vetëm sepse dikush nuk u kujdes për të.

Të jesh i mirë nuk do të thotë të lejosh të tjerët të të shkelin. Do të thotë të dish të vendosësh kufij, të largohesh nga e keqja dhe të mos e lejosh urrejtjen të të sundojë shpirtin.

Në fund të fundit, jeta kalon më shpejt nga sa mendojmë. Një ditë, emrat tanë do të harrohen, pasuritë do të mbeten pas dhe shumë nga gjërat për të cilat sot luftojmë do ta humbin kuptimin.

Ajo që do të mbetet është mënyra se si i kemi bërë të tjerët të ndihen.

Prandaj, nëse mundesh, bëhu arsyeja pse dikush buzëqesh sot. Nëse nuk mund ta ndihmosh dikë, të paktën mos ia rëndo dhimbjen. Nëse nuk pajtohesh me dikë, mos harro se edhe ai ka një zemër dhe një histori që ndoshta nuk e njeh.

Sepse në një botë që po harron të jetë njerëzore, ndoshta vepra më e madhe e guximit është të mbetesh njeri.

Mos pyet vetëm çfarë të keqe të ka bërë bota. Pyet edhe çfarë të mire mund t’i japësh ti asaj.

Një pyetje për të gjithë ne: A po bëhemi njerëz më të mirë, apo thjesht po mësohemi të jetojmë me urrejtjen?

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tensione ne ceki per mediat publike protestuesit tentojne te hyjne me force ne parlament 6adcf4d7e5aa9
Lajmi i mëparshëm

Tensione në Çeki për mediat publike, protestuesit tentojnë të hyjnë me forcë në parlament

gjykatesit dhe prokuroret kerkojne rritje pagash ekzekutivi kerkon pune per rroga te arsyeshme 6add0fd46c08a
Lajmi i radhës

Gjykatësit dhe prokurorët kërkojnë rritje pagash, ekzekutivi kërkon punë për rroga të arsyeshme

Të fundit nga

ShkoLartë