a ka marre berisha nje flete thirrje per hetimin e 21 janarit pergjigjet kucana 6918d676b2ba3

A ka marrë Berisha një fletë-thirrje për hetimin e 21 janarit? Përgjigjet Kuçana

November 15, 2025
1 minut lexim

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana, në lidhje me hetimet e 21 Janarit, ku pjesë e hetimeve është edhe kreu i PD-së, Sali Berisha.

Ish-kryeministri Berisha deklaroi të premten, ditën kur duhej të paraqitej në SPAK, se nuk ka marrë asnjë fletë-thirrje nga Prokuroria e Posaçme për këtë çështje. Ai kundërshtoi deklarimin zyrtar të SPAK, i cili bëri me dije se ndaj tij ishin dërguar dy fletë-thirrje, duke i cilësuar këto pretendime si të pavërteta.

Kuçana theksoi se Berisha nuk është njoftuar zyrtarisht.

“Berishës nuk i ka ardhur një fletë-thirrje. Më 3 janar ka qenë në SPAK dhe, po të kishin qenë të interesuar, do t’ia jepnin aty. Edhe dy javë më pas ka qenë sërish në SPAK. Pas qarkullimit në media se do t’i jepej fletë-thirrje si person në dijeni, ai ka porositur njerëzit me të cilët punon, por as në banesë dhe as në zyrë nuk ka një fletë-thirrje.”

Ajo shtoi se procedura e njoftimit kërkon firmë nga marrësi, ose përndryshe hartimin e një procesverbali nga dy persona në rast refuzimi.

“Në momentin që merret ose nuk merret fletë-thirrja, ka një procedurë ku duhet të firmosin, ose në të kundërt dy persona duhet të mbajnë procesverbal për mosfirmosje.

SPAK të nxjerrë një dokument ku vërtetohet se kjo shkresë ka shkuar për Sali Berishën”, deklaroi Kuçana.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ja pse pas disa vitesh martese partneret fillojne ti ngjajne njeri tjetrit 6918c3d1e7e06
Lajmi i mëparshëm

Ja pse, pas disa vitesh martesë, partnerët fillojnë t’i ngjajnë njëri-tjetrit…

juventusi dhe liverpooli interesohen 6918d6d53a7f7
Lajmi i radhës

Juventusi dhe Liverpooli interesohen

Të fundit nga

ShkoLartë