a ishte e planifikuar ndarja nga jeta e kengetarit te njohur trondit boten e muzikes 68d3fd96b2e07

A ishte e planifikuar? Ndarja nga jeta e këngëtarit të njohur trondit botën e muzikës

September 24, 2025
1 minut lexim

Bota e muzikës indiane është tronditur nga vdekja e papritur e këngëtarit të njohur Zubeen Garg, i cili ndërroi jetë në Singapor. Fillimisht u raportua se bëhej fjalë për një vdekje natyrale, por së fundmi autoritetet në Assam kanë hapur një hetim të gjerë për të zbuluar të vërtetën pas kësaj ngjarjeje.

Sipas Times of India, Departamenti i Hetimeve Kriminale (CID) ka nisur një hetim në shkallë të plotë. Janë ngritur dyshime të forta pasi ndaj rastit janë regjistruar mbi 55 kallëzime penale (FIRs) dhe katër persona janë identifikuar si të dyshuar. Për më tepër, autoritetet kanë urdhëruar një autopsi të dytë, për të sqaruar çdo paqartësi që lidhet me shkaqet e vdekjes së artistit.

Në këtë mes, një video e publikuar së fundmi nga News18 ka shtuar edhe më shumë mister. Në pamje shihet Garg i lodhur, duke u përpjekur të notojë, ndërsa duket qartë se ai po humbte forcat. Fansat kanë shpërthyer me kritika në rrjete sociale duke pyetur:

“Pse askush nuk e ndihmoi?”. Kjo ka rritur zemërimin publik dhe ka shtuar aludimet për neglizhencë apo edhe një komplot të qëllimshëm.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zka platforma e kosova rrezikon integritetin dhe saktesine e te dhenave 68d3fc7a6bf83
Lajmi i mëparshëm

ZKA: Platforma e-Kosova rrezikon integritetin dhe saktësinë e të dhënave

bekim sali me 19 tetor rrethoni numrin 7 sepse vlen te zgjedhesh me te miren 68d401baa12db
Lajmi i radhës

Bekim Sali: Më 19 tetor rrethoni numrin 7 sepse VLEN të zgjedhësh më të mirën!

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë