a eshte marre ne pyetje rama per inceneratorin e tiranes dumani flet ne kuvend 68ffd034976bd

A është marrë në pyetje Rama për inceneratorin e Tiranës? Dumani flet në Kuvend

October 27, 2025
1 minut lexim

Kreu i SPAK, Altin Dumani është pyetur në Kuvend për inceneratorin e Tiranës, nëse është marrë në pyetje kryeministri Edi Rama për favorizimin e kompanisë në ndërtimin e tij. Në përgjigje të tij Dumani tha se ky dokument ka qenë pjesë e hetimit të prokurorëve të SPAK. Ai pohoi se Erion Veliaj është marrë në pyetje dhe çështja është në hetim.



Pyetja: A është hetuar apo marrë në pyetje Edi Rama nga SPAK kur në kundërshtim me çdo ligj në fuqi më datë 7. 12. 2016 firmosi dhënien e bonusit prej 8% të pikëve kompanisë për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, por që në fakt kjo kompani nuk ekzistonte në momentin që kryeministri firmosi procedurën?

Dumani: Edhe ky dokument ka qenë pjesë e hetimit të prokurorëve të SPAK. Gjatë hetimit të procedimit penal kryhet hetim i gjithanshëm e objektiv, duke evidentuar fakte penale dhe përgjegjësinë penale të autorëve. E rëndësishme është prova dhe jo emrat që fshihen pas tij qoftë edhe kryeministri.

Pyetja: A është hetuar e marrë në pyetje Veliaj për firmën e paligjshme të tij në miratimin e koncesionit të inceneratorit fantazmë?

Dumani: Është fakt i njohur publik, po është marrë në pyetje dhe siç e thashë në përgjigje të pyetjes së Tabakut, çështja është në hetim dhe vazhdon të hetohet me qëllim evidentimin e përgjegjësisë penale të çdo personi të përfshirë në kundërligjshmërinë e dhënien e kësaj procedure koncensionare.

Më herët deputetja Jorida Tabaku e pyeti kreun e SPAK se çfarë veprimesh ka marrë lidhur me çështjen e 3 inceneratorëve, atë të Tiranës, Fierit dhe Elbasanit.

Altin Dumani tha nga foltorja e Kuvendit se Prokuroria e Posaçme ka hetuar në kuadër të këtyre 3 procedimeve penale, 71 persona.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

turqi britani erdogan pret starmer ne ankara nenshkruhet marreveshja per blerjen e 20 avioneve luftarake 68ffcd32cd407
Lajmi i mëparshëm

Turqi–Britani/ Erdogan pret Starmer në Ankara, nënshkruhet marrëveshja për blerjen e 20 avionëve luftarakë

te rinjte demtojne hapsirat publike reagon komuna e prishtines aktet e vandalizmit jane te papranueshme 68ffd253afa10
Lajmi i radhës

Të rinjtë dëmtojnë hapsirat publike, reagon Komuna e Prishtinës: Aktet e vandalizmit janë të papranueshme

Të fundit nga

ShkoLartë