Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është deklaruar lidhur me atë nëse e mbështetë Vjosa Osmani për një mandat të dytë si presidente.
Kurti pas vizitës që i bëri Postës së Kosovës, u pyet lidhur me këtë çështje, ndërsa tha se së pari duhet të pritet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve dhe konstituimi të Kuvendit.
“Ne së pari do të presim certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve, duhet të konstituohet kuvendi dhe të shohim përbërjen e legjislaturës së 10-të.
Pra, duhet të shohim përbërjen e legjislaturës së 10-të dhe pastaj të ecim tutje.
Sot është dita e fundit e vitit 2025., shpejt do ta takohem me presidenten Osmani dhe duhet të bisedojmë njëherë bashkë për rrugën përpara. Por, ju e keni parasysh njëherë është konstituimi i Kuvendit, pastaj formimi i qeverisë dhe vetëm më pas është zgjedhja e presidentes ose presidentit”, tha ai.
Burimi: botasot.info


