a duhet te kete rinumerim pas kerdise me vjedhjen e votave brenda partiake flasin njohesit 696e18e1ecb6d

A duhet të ketë rinumërim pas “kërdisë” me vjedhjen e votave brenda partiake? – Flasin njohësit

January 19, 2026
min lexim

Manipulimi i zgjedhjeve në disa komuna po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese, duke thelluar krizën e besimit në procesin demokratik.

Sinjalet për parregullsi, mospërputhje në numërimin e votave dhe ndërhyrje të dyshimta administrative po shtohen dita-ditës, ndërsa institucionet përgjegjëse vazhdojnë të përballen me presion publik për transparencë, hetim të plotë dhe përgjegjësi ligjore.

Manipulim i theksuar vërehet në komunën e Prizrenit.

Pas thirrjeve të shumta për nisje të hetimeve, Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se ka autorizuar Policinë e Kosovës të identifikojë personat përgjegjës, të sigurojë prova relevante, përfshirë procesverbalet dhe nënshkrimet.

“Manipulimi i votës dhe falsifikimi i dokumenteve zgjedhore janë krim dhe do të ndëshkohen pa kompromis”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Por, a duhet të këtë numërim të tërësishëm të votave?

Arifi: E vërtetë që vota partiake nuk është vjedh,  por votat e kandidatëve për brenda janë “masakru” te secila parti shqiptare

Analisti Avni Arifi për “Bota sot”, thotë se vjedhja e votave brenda partive ka qenë një fenomen i njohur që nga viti 2007, por i injoruar nga politika.

Image

Avni Arifi

Ai thekson se rinumërimi i votave është i domosdoshëm për ruajtjen e legjitimitetit të zgjedhjeve dhe kërkon që prokuroria të veprojë pa kompromis.

“Duke falendëruar një prokurori kompetent Kosova po fillon të përballet me një të keqe që ka qenë e njohur dhe masovike që nga hapja e listave në vitin 2007. S’ka njeri në politikë nga secila parti që nuk e ka ditë që ka vjedhje masive të votave dhe pothuajse asnjë politikanë i Kosovës nuk e ka pa shqetësuese këtë fenonmen.

E vërtetë që vota partiake nuk është vjedh por votat e kandidatëve për brenda janë masakru te secila parti shqiptare. Unë besoj se rinumërimi është i domosdoshëm për me ruajt legjitimitet zgjedhjesh por mbi të gjitha uroj që prokurori të jetë i pakompromis në vendosjen e drejtësisë” – deklaron ai.

Lama: Pas skandalit që po shohim, është e nevojshme të rinumërohen të gjitha vendvotimet

Image

Alma Lama

Analistja Alma Lama thotë se manipulimi i rezultateve brenda partive ka qenë i pranishëm në të gjitha zgjedhjet, por nuk është kontrolluar seriozisht.

Ajo mbështet rinumërimin e të gjitha vendvotimeve dhe sugjeron ndryshime ligjore për të reduktuar numrin e kandidatëve të votuar dhe për të rikthyer numërimin qendror të votave.

“Mendoj se manipulim të rezultateve brenda subjekteve politike pasur në të gjitha zgjedhjet, mirëpo asnjëherë nuk janë marrë seriozisht me verifikimin e tyre. Mendoj se vjedhja brenda subjekteve është po aq e papranueshme sa prerja e integritetit të votës ndërmjet subjekteve.

Pas skandalit që po shohim, është e nevojshme të rinumërohen të gjitha vendvotimet, edhe pse kjo do ta zgjasë procesin e nxjerrjes se rezultateve përfundimtare. Po kështu duhet të ndryshojë ligji për zgjedhjet sa i përket numrit të kandidatëve nga lista që votohen, pra nga 10 të kalohet në 5 ose 3, dhe përsa i përket vendnumërimit. Të kthehet procesi siç ka qenë, pra numërimi të bëhet në qendër” – përfundon ajo për “Bota sot”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shiste doza kanabisi ne nje lokal ne patos pranga 49 vjecarit 696e188791fd0
Lajmi i mëparshëm

Shiste doza kanabisi në një lokal në Patos, pranga 49-vjeçarit

pa telefona dhe pa internet masa te rrepta per delegatet ne kongresin e partise komuniste te vietnamit 696e18f437059
Lajmi i radhës

Pa telefona dhe pa internet, masa të rrepta për delegatët në kongresin e Partisë Komuniste të Vietnamit

Të fundit nga

Dorëhiqet zv/ministri i Arsimit Lulzim Aliu

1 Shkup, 13 janar – Lulzim Aliu ka dhënë dorëheqje nga detyra e Zëvendësit të Ministrit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dorëheqja i është dorëzuar
ShkoLartë