Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar sot situatën e sigurisë dhe luftën që po ndodh në Lindjen e Mesme, duke u shprehur se prioritet kryesor është siguria e qytetarëve shqiptarë që ndodhen në ato vende.
Ai gjithashtu u ndal edhe te spekulimet se Irani mund të godasë Shqipërinë, duke shtuar se NATO e tregoi në Turqi se do të mbrojë çdo vend anëtarë të saj, duke përfshirë edhe Shqipërinë, shkruan TCh, trasmeton KosovaPress.
Rama ka thekson se kjo është një situatë që kërkon qetësi, kujdes, informim vazhdueshëm nga burimet zyrtare.
Kryeministri i Shqipërisë, Rama I ka quajtur spekulime dhe thashetheme raportimet për mundësinë e sulmit Iranian ndaj Shqiëprisë.
“Përsa i takon Shqipërisë, ka pasur lloj-lloj thashethemesh dhe spekulimesh, dhe interesante është që, ndryshe nga vendet e tjera në Shqipëri, të keqen më të madhe ne e kemi brenda dhe burimin më të madh të dezinformimit, të gënjeshtrave, të deformimit të informacionit, ne ndryshe nga të tjerët, nuk kemi pse e kërkojmë gjetkë, sepse e kemi këtu”, tha Rama.
Ai më tej ka siguruar qytetarët, se Shqipëria është vend anëtare e NATO-s.
“Ju kujtoj të gjithëve që Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe sikundër NATO e demonstroi qartësisht në Turqi, ku goditi menjëherë një raketë të ardhur nga Irani, gjë të cilën pastaj e nënvizoi bukur mirë edhe gjenerali amerikan i komandës së NATO-s, qartësisht, kjo shpejtësi reagimi dhe ky kapacitet reagimi vlen për të gjitha vendet anëtare të NATO-s, me gjithë keqardhjen për të keqen, që me siguri nuk e ka aspak problem, nëse do t’i jepej mundësia ta provonte edhe ndonjë sulm mbi Shqipërinë, vetëm e vetëm për të ushqyer shpresën e kotë dhe siç thonë tironsit, “ondrrën në beze”, se do të përmbyset i ashtuquajturi ‘regjimi i Edi Ramës’”, tha Rama.
Ndër të tjera ai ashtoi se janë solidarë me të gjitha vendet e prekura, përfshi pa diskutim, edhe Qipron, një vend mik i Shqipërisë.
Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kryen sulme ajrore ndaj Iranit në orët e para të mëngjesit të 28 shkurtit.
Ato goditën disa vende të rëndësishme, përfshirë kompleksin e udhëheqësit suprem të Iranit, ajatollah Ali Khamenei.
Ajatollah Ali Khamenei, i cili u vra dje, drejtoi Iranin për dekada. Mbështetësit e tij e shihnin si një udhëheqës të devotshëm dhe të mençur, kritikët e tij si një autoritar të pakompromis që e zhyti Republikën Islamike drejt izolimit të thellë ndërkombëtar. Vitet e tij të fundit si udhëheqës suprem u njollosën nga protesta masive dhe nga një shtypje brutale që la mijëra demonstrues të vdekur.
Burimi: botasot.info


