a do futet ne politike lea ypi nuk thuhet asnjehere jo per te ardhmen 69570536ca004

A do futet në politikë? Lea Ypi: Nuk thuhet asnjëherë “jo” për të ardhmen

January 2, 2026
1 minut lexim

Shkrimtarja Lea Ypi la të hapur mundësinë për angazhim politik në Shqipëri, pavarësisht se për momentin jeta e saj është e ndërtuar në Britaninë e Madhe.

E pyetur për këtë temë në një intervistë në “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN, Ypi tha se njeriu nuk thotë asnjëherë jo për të ardhmen. 

“Mendoj që ne të gjithë jemi të angazhuar në politikë, në kuptimin e pushtetit. Latinët kishin një shprehje që thoshte “ars longa vita brevis”. Pra arti është i gjatë, jeta është e shkurtër. Pushteti politik ka jetën shumë të shkurtër dhe ka atë energjinë që merr në atë jetë të shkurtër shumë të madhe dhe krijon një iluzion plotfuqie. Unë mendoj që ndoshta dhe kjo vjen dhe nga qasjet dhe nga ato leximet politike që kanë bërë filozofia, apo filozofët politikë që më interesojnë dhe një reflektim që në fakt pushteti që ushtrohet në këtë mënyrë nuk është e vetmja formë pushteti”, u shpreh ajo.

“Pushteti merr forma të ndryshme dhe nuk kam domethënë deri tani, nuk kam ndonjë interes ose ndonjë ambicie që të ushtroj pushtet në kuptimin e vendimmarrjes të këtij të këtij aspekti, të vendimmarrjes institucionale, sepse mendoj që ka forma të tjera në të cilat njeriu kontribuon në shoqëri dhe ne të gjithë kemi këtë rol dhe të gjithë marrin pjesë në mënyrat që dimë dhe mund të bëjmë dhe nuk është e thënë se dikush që është intelektual i mirë apo gazetar i zoti është edhe politikan i mirë.  Kështu që unë nuk e di, nuk e kam menduar veten në politikë. Njeriu nuk thotë asnjëherë “jo” për të ardhmen, por për momentin kam prioritet librat, shkrimin, angazhimin me lexuesit. As nuk dua as t’ hap as mbyll”. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kryeparlamentari gashi uron qipron per presidencen e keshillit te be se thekson rendesine e zgjerimit 6956f7f76b5dd
Lajmi i mëparshëm

Kryeparlamentari Gashi uron Qipron për Presidencën e Këshillit të BE-së, thekson rëndësinë e zgjerimit

kjo eshte nota per granit xhaken ne perballjen me manchester cityn 695705bfc3245
Lajmi i radhës

Kjo është nota për Granit Xhakën në përballjen me Manchester Cityn

Të fundit nga

ShkoLartë