a bre non grata po te lige jeni fetai demaskon fushaten e radhes te bdi se 68838d53377d5

“A bre non grata, po të ligë jeni” – Fetai demaskon fushatën e radhës të BDI-së

July 25, 2025
1 minut lexim

Shkup, 25 korrik – Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Arben Fetai, ka reaguar ashpër ndaj një valë dezinformatash të përhapura së fundmi nga figura të njohura për retorikën nacionaliste dhe përhapjen e lajmeve të rreme.

Në një postim në rrjetet sociale, Fetai ironizoi “shqetësimin” e përfaqësuesve të ashtuquajturës “Botë Serbe” dhe propagandistëve të listave të zeza amerikane, të cilët pretenduan se një OJQ maqedonase kishte shpërndarë një anketë për diasporën pa versionin në gjuhën shqipe.

“Si zakonisht, shqetësimi i tyre rezultoi një blof i radhës, një fake news i radhës. A bre non grata, po të ligë jeni,” shkroi Fetai në postimin e tij, duke i quajtur këto përpjekje të orkestruara si manipulime të qëllimshme për të dëmtuar bashkëjetesën dhe përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve.

Ai njëherazi u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve në mërgatë që të marrin pjesë në anketën në fjalë, e cila është e disponueshme edhe në gjuhën shqipe në këtë link:

https://www.surveymonkey.com/r/HYZYR3W?lang=sq

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

openai pritet te lancoje modelin gpt 5 ne fillim te muajit gusht 68838be7e3b80
Lajmi i mëparshëm

OpenAI pritet të lançojë modelin GPT-5 në fillim të muajit Gusht

5 1 milione udhetare ne 6 muajt e pare te vitit 68838ef433cc9
Lajmi i radhës

5.1 milionë udhëtarë në 6 muajt e parë të vitit

Të fundit nga

ShkoLartë