a beri presion ambasada e shba per altin dumanin ish kreu i klp tregon si u zgjodh kreu i spak 68ac8336dfc35

A bëri presion ambasada e SHBA për Altin Dumanin? Ish-kreu i KLP tregon si u zgjodh kreu i SPAK

August 25, 2025
1 minut lexim

Ish-kreu i KLP, Alfred Balla, ka treguar prapaskenat e zgjedhjes së Altin Dumanit në krye të SPAK.

Teksa edhe pak muaj i kanë mbetur në detyrë Dumanit, Balla për herë të parë ka folur për mbledhjen ku shkoi vetë ambasadorja Yuri Kim.

Ai ka treguar se nuk ka pasur ndërhyrje të drejtpërdrejtë nga amerikanët.

“Personalisht mendoj se ishte zgjedhje e lirë. Unë ardhjen e ambasadores e mora me sportivitet. Pasi në momentin që ishim duke pritur një kandidat, pashë që nga dera u bë zhurmë se hynë gazetarët, bodyguardët. Zonja Kim më bën me dorë dhe ulet.

Unë vijova seancën dhe pastaj thashë që ka ardhur zonja ambasadore dhe disa programe të ICITAP mbështeten prej tyre, dhe nuk e mora si shenjë presioni, sepse çfarë presioni do të sillte prania e ambasadores? Ne e kemi takuar të gjithë ambasadoren. Jo vetëm atë, pasi në zyrën time nuk ngeli ambasador pa ardhur. Të gjithë kishin merakun se si do zgjidhej më i miri”, ka thënë ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

safije sadiki shaini nje beteje e fituar per qytetaret tane 68ac74b913fee
Lajmi i mëparshëm

Safije Sadiki Shaini: Një betejë e fituar për qytetarët tanë!

allegri enderron rabiot por kuqezinjte po synojne fabbian per mesfushen 68ac8394ee36b
Lajmi i radhës

Allegri ëndërron Rabiot, por kuqezinjtë po synojnë Fabbian për mesfushën…

Të fundit nga

​124 vjet nga vrasja e atdhetarit Haxhi Zeka

Një prej figurave të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare gjatë shekullit XIX, ishte Haxhi Zeka. Një luftëtar dhe atdhetar i pranuar nga të gjithë patriotet e kohës, por që përkrahej nga popullata shqiptare, emri

Parashikimi i motit për sot, 21 shkurt 2026

Ditën e shtunë moti parashikohet relativisht i paqëndrueshëm, me alternime kthjellimesh përgjatë ultësirës perëndimorë në pjesën e parë të ditës e vranësira mesatare deri të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje
ShkoLartë