91 e shqiptareve do te votonin per te qendruar ne nato shume mbi mesataren e vendeve te aleances 68c8871613fdb

91% e shqiptarëve do të votonin për të qëndruar në NATO, shumë mbi mesataren e vendeve të Aleancës

September 15, 2025
min lexim

Qytetarët shqiptarë e konsiderojnë Aleancën e Atlantikut të Veriut si garanci kyçe për sigurinë e vendit. Konstatimi vjen nga shifrat e sondazhit më të fundit të NATO-s për vitin 2025 në 32 vendet aleate, ku shqiptarët rezultojnë ndër popujt më mbështetës dhe optimistë për të ardhmen, sigurinë dhe forcën e Aleancës.

Sipas sondazhit më të fundit të NATO-s, Audience Research, për tremujorin e dytë të vitit 2025, qytetarët shqiptarë e konsiderojnë Aleancën e Atlantikut të Veriut si garanci kyçe për sigurinë e vendit.

Referuar shifrave të sondazhit, 91% e shqiptarëve do të votonin për të qëndruar në NATO në një referendum. Kjo shifër është shumë mbi mesataren e vendeve të NATO-s, ku 68% e qytetarëve do të votonin për qëndrim dhe 15% për dalje.

Po ashtu, sipas këtij sondazhi, 63% e shqiptarëve deklarojnë se NATO është shumë e rëndësishme për sigurinë e ardhshme të Shqipërisë, duke konfirmuar angazhimin e fortë të publikut ndaj Aleancës.

67% e shqiptarëve besojnë se vendi i tyre duhet të mbrojë një aleat të NATO-s në rast se ai sulmohet – një tjetër tregues i gatishmërisë për të mbështetur parimin e mbrojtjes kolektive.

78% e qytetarëve shqiptarë besojnë se anëtarësimi në NATO e bën më të pamundur një sulm të huaj ndaj Shqipërisë, duke shënuar edhe një ndër shifrat më të larta në të gjithë Aleancën.

69% e shqiptarëve mbështesin rritjen e shpenzimeve për mbrojtje, një mbështetje shumë më e lartë se mesatarja e NATO-s (41%). Vetëm 11% janë kundër rritjes së buxhetit ushtarak.

Në të njëjtën linjë, 73% e shqiptarëve kërkojnë rritje të prodhimit të mbrojtjes kombëtare, për të përmirësuar aftësitë ushtarake dhe gatishmërinë, ndërsa vetëm 6% janë kundër.

Lidhur me luftën në Ukrainë, 55% e shqiptarëve mbështesin vazhdimin e ndihmës për Ukrainën. Shqetësimi për mundësinë e një lufte në vendet e NATO-s është ulur ndjeshëm: vetëm 65% e shqiptarëve ndihen të shqetësuar për këtë.

Shqiptarët vazhdojnë të jenë ndër qytetarët më besnikë ndaj NATO-s, duke treguar një nivel të lartë të ndërgjegjësimit për sigurinë dhe përkushtim ndaj vlerave të mbrojtjes kolektive. Ndërsa sfidat ndërkombëtare vazhdojnë, sondazhi konfirmon se për shqiptarët, NATO mbetet një garanci e pazëvendësueshme për paqen dhe stabilitetin.

Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të mbrojtjes kolektive përmes rritjes së shpenzimeve për mbrojtje, rivitalizimit të industrisë vendase, investimeve strategjike në infrastrukturë të dyfishtë (si Durrës/Porto-Romano dhe Korridori VIII) si edhe investimit në kapitalin njerëzor për mbrojtje dhe siguri.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

faleminderit amerike e verteta doli ne drite lufta jone ishte e drejte mesazhi i fuqishem i ali ahmetit pas zhvillimeve ne hage 68c885b1c9b0b
Lajmi i mëparshëm

“Faleminderit Amerikë!” E vërteta doli në dritë, lufta jonë ishte e drejtë – Mesazhi i fuqishëm i Ali Ahmetit pas zhvillimeve në Hagë

vedat muriqi shenon edhe golin e dyte ndaj espanyolit mban gjalle mallorcen 68c88775361e4
Lajmi i radhës

Vedat Muriqi shënon edhe golin e dytë ndaj Espanyolit, mban gjallë Mallorcën

Të fundit nga

Alarm për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

Një kërcënim me bombë është raportuar sonte në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet operative për të menaxhuar situatën dhe për të
ShkoLartë