9 muaj pas largimit siria leshon urrdher arrest per ish presidentin al assad 68d82848e9791

9 muaj pas largimit, Siria lëshon urrdhër arrest për ish-Presidentin Al- Assad

September 27, 2025
1 minut lexim

Autoritetet siriane kanë lëshuar një fletarrestim për ish-presidentin, Bashar al-Assad, mbi nëntë muaj pasi ai u rrëzua nga pushteti, tha një gjykatës më 27 shtator. Assad, i cili qeverisi me Sirinë për më shumë se dy dekada, iku në Rusi dhjetorin e vitit të kaluar, pasi rebelët e udhëhequr nga islamistët avancuan drejt kryeqytetit sirian, Damask dhe më pas morën pushtetin.



Fletarrestimi në mungesë u lëshua ndaj Assadit nën akuza për vrasje me paramendim dhe torturë që çoi në vdekje, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve siriane, SANA, duke cituar gjykatësin hetues në Damask, Taëfiq al-Ali.

Akuzat lidhen me shtypjen e vitit 2011 nga forcat e Assadit në qytetin jugor, Dara. Më 2011, protestat paqësore prodemokracisë shpërthyen ndaj sundimit të Assadit, duke kërkuar ndryshim politik.

Megjithatë, qeveria e tij u përgjigj me shtypje brutale. Situata u përshkallëzua në konflikt që rezultoi me qindra mijëra vdekje dhe shkatërrime masive. Qindra mijëra persona u burgosën dhe iu nënshtruan torturave apo edhe u zhdukën, sipas avokuesve për të drejtat e njeriut.

 

“Vendimi i gjyqësorit i hap derën shpërndarjes së njoftimit përmes Interpol-it dhe ndjekjes së rastit në nivel ndërkombëtar”, tha gjyqtari al-Ali.

Ai shtoi se ky hap vjen si përgjigje ndaj një padie të ngritur nga familjarët e viktimave. Dara konsiderohet si vatra e kryengritjes kundër Assadit. Mediat siriane raportuan se Ministria e Drejtësisë e lëshoi fletarrestimin të enjten nën akuza që përfshin po ashtu sulm me qëllim të nxitjes të luftës civile.

Që nga rrëzimi nga pushteti i Assadit, udhëheqja e re e Sirisë është përpjekur që të paraqesë një imazh të moderuar dhe si ekzekutiv që respekton të drejtat e njeriut. Udhëheqja e re po synon që të fitojë mbështetje ekonomike ndërkombëtare me qëllim që të rindërtohet shteti i shkatërruar nga lufta./REL

 

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

555768777 818024117276172 2507263020791130055 n
Lajmi i mëparshëm

Boban Stefkovski: I nderuar të jem kandidati për mandatin e dytë në Gazi Babë, zhvillimi do të vazhdojë

largohen lodrat afer qkuk se rama hapesirat publike po u kthehen qytetareve 68d82934794a5
Lajmi i radhës

Largohen lodrat afër QKUK-së, Rama: Hapësirat publike po u kthehen qytetarëve

Të fundit nga

ShkoLartë