8 dhjetori dita kombetare e rinise 6936867312a5f

8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë

December 8, 2025
1 minut lexim

Sot shënohet 8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë. E shpallur prej vitit 2009 nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare.



Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë.

Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, ata kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës; integrimin në Evropë dhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike.

Lëvizja Studentore e vitit 1990 është e vetmja lëvizje paqësore që ndryshoi historinë e Shqipërisë.

Akti i tyre publik, sa qytetar aq edhe politik, i dha fund në mënyrë paqësore epokës së gjatë të vetizolimit dhe të sundimit ideologjik, duke i hapur kështu rrugën e ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së hapur.

Vlerat e kësaj dite bëhen gjithnjë e më shumë vlera kombëtare, sepse ndryshe nga ngjarjet e tjera 8 dhjetori nuk pati dy palë, një fituese dhe një të humbur.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

okb ja e ul apelin per ndihme per vitin 2026 pavaresisht nevojes ne rritje 693681b7231eb
Lajmi i mëparshëm

OKB-ja e ul apelin për ndihmë për vitin 2026, pavarësisht nevojës në rritje

vazhdon rinovimi i pallatit te rinise ne prishtine pas perfundimit te punimeve ne kulm 6936889366cbd
Lajmi i radhës

Vazhdon rinovimi i Pallatit të Rinisë në Prishtinë, pas përfundimit të punimeve në kulm

Të fundit nga

ShkoLartë