77 vjet nga publikimi i planit per nato n 69ba51976572f

​77 vjet nga publikimi i planit për NATO-n

March 18, 2026
1 minut lexim

Më 18 mars 1949 Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre evropianë bënë të njohur planet e tyre për një aleancë, që e quajtën Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior, ose NATO.

Aleatët thanë se qëllimi i tyre ishte ruajtja e paqes dhe e sigurimit. Ata ranë dakord që një sulm i armatosur kundër cilitdo prej anëtarëve të Aleancës do të konsiderohej si sulm kundër të gjithë atyre.

Kundërshtarët e kësaj ideje thonin se traktati do ta kthente Evropën në një kamp të armatosur, që mund të ndizte konfliktin e armatosur me Bashkimin Sovjetik dhe aleatët e tij evropiano-lindorë.

Një nga kryearkitektët e Aleancës së Atlantikut, sekretari amerikan i Shtetit, Dean Acheson, iu përgjigj këtyre ankesave duke deklaruar se vetëm me anë të forcës ushtarake, aleatët perëndimorë mund të ruanin paqen. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

sot vihet gurthemeli i qendres nacionale te xhudos ne peje 69ba50e3cbca2
Lajmi i mëparshëm

Sot vihet gurthemeli i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë

tragjedia ne vjene ne mesin e viktimave eshte ish veterani i uck se 69ba53b36e6bc
Lajmi i radhës

Tragjedia në Vjenë / Në mesin e viktimave është ish-veterani i UÇK-së

Të fundit nga

Mexhiti: Çairi po përgatitet për Bajram

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti i ka shoqëruar ekipet e Higjienës Komunale të cilët po kujdesen që gjatë ditës së Bajramit komuna të jetë e pastër. “Çdo ditë angazhohemi për
ShkoLartë