700 punetore pa paga sindikalistet e rtk se i drejtohen me nje leter urgjente osmanit 691358a59e452

“700 punëtorë pa paga”, sindikalistët e RTK-së i drejtohen me një letër urgjente Osmanit

November 11, 2025
min lexim

Sindikata e Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës (SPERTK) i është drejtuar me një letër urgjente Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke kërkuar ndërhyrjen e saj të menjëhershme për zhbllokimin e buxhetit të RTK-së.

Në letrën e nënshkruar nga Kryesia e SPERTK-së, sindikalistët theksojnë se RTK ndodhet në kolaps financiar, ndërsa punëtorët “nuk kanë marrë pagat e tyre prej javësh”, gjë që po ndikon rëndë në jetën e qindra familjeve që varen nga ky institucion publik.

“RTK tash e disa javë ndodhet në kolaps financiar, ndërsa punëtorët nuk kanë marrë pagat e tyre. Kjo gjendje po reflekton rëndë në jetën e qindra familjeve që varen nga ky institucion publik. Ndër ta, ka punonjës që nuk kanë mundësi të blejnë barnat e nevojshme, që përballen me vështirësi për ushqim, qira e pagesa bazike, dhe që tashmë ndihen të harruar nga institucionet e vendit”, thuhet në letrën e sindikatës.

SPERTK gjithashtu paralajmëron se gjendja është përkeqësuar pasi bankat kanë nisur presione për kthimin e kësteve të kredive, ndërkohë që punonjësit nuk kanë marrë paga.

“Gjendja është bërë edhe më e rëndë pasi bankat kanë filluar presione ndaj punëtorëve për pagesën e kësteve të kredive, ndërkohë që ata nuk kanë marrë asnjë të ardhur mujore”, thuhet në letër.

Duke iu referuar deklaratës së sotme të Presidentes Osmani, e cila shprehu gatishmërinë për të propozuar në Kuvend alokimin e buxhetit të RTK-së, sindikata e ka vlerësuar këtë si një hap pozitiv dhe i ka kërkuar që ta konkretizojë sa më shpejt.

“Ju lutemi që brenda kompetencave tuaja kushtetuese dhe politike të ndërhyni menjëherë për të ndihmuar në zhbllokimin e buxhetit të RTK-së dhe për të garantuar funksionimin normal të këtij institucioni publik e pavarur”, thuhet më tej në letrën drejtuar Presidentes.

Sindikalistët e RTK-së kanë bërë thirrje që institucionet të mos lejojnë që kriza financiare të kthehet në krizë sociale, duke paralajmëruar se situata po përkeqësohet dita-ditës. Punëtorët e RTK-së kanë paralajmëruar për të enjten sërish protestë për shkak të mos ekzekutimit të pagave për 700 punonjësve. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

milani e ndjen mungesen e rabiotit dhe pulisicit 6913589595569
Lajmi i mëparshëm

Milani e ndjen mungesën e Rabiotit dhe Pulisicit

pamje te renda nga atentati ne rinas viktima dhe i plagosuri brenda benz it pak caste pas bresherimave 6913594b62b4d
Lajmi i radhës

Pamje të rënda nga atentati në Rinas/ Viktima dhe i plagosuri brenda “Benz”-it pak çaste pas breshërimave

Të fundit nga

ShkoLartë