7 perdorime te zgjuara qe mund ti beni te detergjentit te rrobave ne shtepi 68e1107967e97

7 përdorime të zgjuara që mund t’i bëni të detergjentit të rrobave në shtëpi

October 4, 2025
min lexim

Nuk ka më vend për justifikime kur shporta e rrobave të palara është mbushur plot. Sigurisht, zgjidhja e parë është detergjenti i rrobave. Por ajo që pak e dinë është se ky produkt mund të përdoret për shumë më tepër sesa lavatriçja.

Sipas Lisa Sharp, eksperte pastrimi dhe themeluese e “Retro Housewife Goes Green”, detergjenti përmban enzima dhe përbërës që largojnë njollat dhe papastërtitë, duke e bërë të përshtatshëm për pastrime të ndryshme në shtëpi. Për më tepër, duke përdorur një produkt për disa funksione, kursehen para dhe shmanget grumbullimi i pafund i produkteve të pastrimit.

1. Pastrimi i tapetit

Në vend që të blesh shampo të kushtueshme për tapet, mund të përdorësh një sasi të vogël deterxheni me shkumë të pakët, veçanërisht nëse po përdor një makinë pastrimi për tapet. Mjafton të shtosh rreth një lugë çaji detergjent në enën e makinës dhe ta mbushësh me ujë. Për njollat, holloje deterxhentin, vendose mbi njollë, fërkoje me një furçë ose leckë dhe fshije me një leckë të lagur.

2. Pastrimi i lodrave të fëmijëve

Lodrat shpesh kalojnë nga duar të pista në dysheme, e ndoshta edhe më keq. Shumica janë plastike dhe mund të lahen lehtësisht me ujë të nxehtë dhe sapun. Mjafton të shtosh 2-3 lugë çaji detergjent në një legen me ujë të nxehtë dhe t’i lash lodrat me kujdes. Për njollat, mund të përdorësh një leckë mikrofibre me pak detergjent direkt mbi lodër.

3. Pastrues pluhurash

Nëse të ka mbaruar pastruesi i pluhurave apo dëshiron të përdorësh më pak produkte të ndryshme, përgatit një tretësirë me pak detergjent të holluar në ujë dhe përdore për të pastruar banakun, dyshemetë apo objektet sanitare. Për shkak të përbërësve aktivë, detergjenti largon yndyrnat dhe njollat me lehtësi. Gjithmonë provoje në një cep të padukshëm para përdorimit të plotë.

4. Fshesa për dysheme

Detergjenti i rrobave funksionon mjaft mirë për pastrimin e pllakave apo dyshemeve vinyl. Mjafton të hedhësh gjysmë kapaku detergjent në një kovë me ujë të ngrohtë dhe je gati për të fshirë. Falë përbërësve pastrues, detergjenti largon papastërtitë dhe yndyrën pa mundim.

5. Pastrimi i mobiljeve të jashtme

Mobiljet e oborrit duhen pastruar herë pas here, sidomos gjatë sezoneve të ngarkuara. Përziej pak detergjent me ujë, fërko tavolinat dhe karriget dhe shpëlaji me ujë të pastër. Efekti i pastrimit është i menjëhershëm, duke i dhënë mobiljeve pamje të freskët dhe të mirëmbajtur.

6. Heqja e njollave nga rrobat dhe mobiljet

Detergjenti është ndër zgjidhjet më të thjeshta për njollat në rroba apo në tapiceri. Thjesht aplikoje direkt mbi njollë, fërkoje me një furçë të butë dhe lëre të qëndrojë për 30 minuta para se ta lash si zakonisht. Përdorimi i një detergjenti pa toksina është edhe më i sigurt për përdorim në rroba dhe materiale delikate.

7. Larja e enëve

Në rast urgjence, kur të ka mbaruar lëngu i enëve, mund të përdorësh detergjentin e rrobave për t’i larë me dorë. Është i fuqishëm në largimin e yndyrës, por duhet shpëlarë mirë. Këshillohet të përdorësh lloje pa aromë dhe pa përbërës të fortë kimikë për rezultate më të sigurta dhe më të këndshme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kuleta digjitale dhe linja te reja autobusi si po tentohet transformimi i transportit ne prishtine 68e10f4e751dc
Lajmi i mëparshëm

​Kuleta digjitale dhe linja të reja autobusi, si po tentohet transformimi i transportit në Prishtinë

mendi qyra zgjidhjet per strugen fillojne nga problemet e perditshme te qytetareve 68e114976e57e
Lajmi i radhës

Mendi Qyra: Zgjidhjet për Strugën fillojnë nga problemet e përditshme të qytetarëve

Të fundit nga

ShkoLartë