7 ore ne gjykaten kushtetuese perfundon seanca veliaj niset drejt paraburgimit 6904fa3494f80

7 orë në Gjykatën Kushtetuese, përfundon seanca, Veliaj niset drejt paraburgimit

October 31, 2025
1 minut lexim

Pas 7 orëve në Gjykatën Kushtetuese ka përfunduar seanca për shqyrtimin e kërkesës së Erion Veliajt për shkarkimin e tij nga detyra si kryebashkiak i Tiranës.



Trupi gjykues i Gjykatës Kushtetuese është tërhequr për vendim, ndërsa Erion Veliaj nën shoqërimin e efektivëve të Policisë së Burgjeve, u nis përsëri me të njëjtin furgon drejt qendrës së paraburgimit në Durrës, ku ndodhet prej rreth 9 muajsh.

Furgoni i Policisë së Burgjeve që kryen transportin e Erion Veliajt ka dalë nga porta në krahun e Kryesisë e Kuvendit për t’iu drejtuar IEPV-s së Durrësit. Në momentin kur Veliaj la ambientet e Gjykatës Kushtetuese, në sfond u dëgjuan disa mbështetës të tij që brohorasinin: “Forca kryetar, forca!”.

Sakaq, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj tha se data dhe ora për shpalljen e vendimit për këtë çështje do të njoftohet në vijim.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

pas 33 vitesh trump jep urdher qe shba te rifilloje testimet e armeve berthamore po e bejne te tjeret pse mos ta bejme dhe ne 6904f707dea3b
Lajmi i mëparshëm

Pas 33 vitesh Trump jep urdhër që SHBA të rifillojë testimet e armëve bërthamore: Po e bëjnë të tjerët, pse mos ta bëjmë dhe ne

me la shtatzene dhe me pas u zhduk influencerja braziliane ngre akuza te forta per yllin e holandes 6904fd53e5a4f
Lajmi i radhës

​“Më la shtatzënë dhe më pas u zhduk”, influencerja braziliane ngre akuza të forta për yllin e Holandës

Të fundit nga

Mediat botërore shpërthejnë pas incidentit

Incidenti mes Vinícius Júnior dhe Gianluca Prestiani në ndeshjen mes Benfica dhe Real Madrid në UEFA Champions League ka shkaktuar reagime të forta në mediat ndërkombëtare, të cilat e kanë cilësuar episodin
ShkoLartë