Përmes një interviste, ish-deputeti demokrat Ervin Salianji tha se nëse do të kishte një kriteret për seriozitetin e kryeministrit, do të ishim 300 vite larg nga BE-ja.
Salianji shtoi se Rama është një kryeministër delirant dhe se Diella ishte një karagjozllëk që Rama të bënte një operacion PR-i për të huajt!
Salianji: Nëse do të kishte një kriteret për seriozitetin e kryeministrit, do të ishim 300 vite larg nga BE-ja. Sjellja është një ndër kriteret që i përmban drejtuesit e institucioneve demokratike. Ky raporti sot e rrëzoi të gjithë këtë. Të gjithë treguesit na thonë se jemi më shumë se gjysmë shekulli pas nga BE-ja. Të gjitha kritere që jemi mbi 50 vite larg, do të duhej që të ecnim me ritme shumë të shpejta, por nuk ka asnjë element që e tregon këtë, edhe pse Rama thotë se në vitin 2027 do të mbyllim negociatat, ndërsa institucionet i nënshtrohet një njeriu. Nuk kemi as parlament, ngrenë dorën kot.
Ky është problemi kryesor që kemi, pasi nuk ka sundim të ligjit, por të Maliqit dhe e drejt vendoset nga humori i Ramës. Në cilin nga kapitujt kemi avancuar realisht? Nëse do të jetë për shkak të një vendimmarrje gjeo-politike që të jemi në BE, atëherë është e mirëpritur, por jo për meritën e Edi Ramës. Rama është një kryeministër delirant. Diella ishte një karagjozllëk që Rama të bënte një operacion PR-i për të huajt!
Burimi: botasot.info


