6 vjecari e plagosi me arme zjarri brenda klases mesuesja amerikane demshperblehet me 10 milione dollare 690cfc2632a49

6-vjeçari e plagosi me armë zjarri brenda klasës, mësuesja amerikane dëmshpërblehet me 10 milionë dollarë

November 6, 2025
1 minut lexim

Një ish-mësuese shkolle në Virxhinia, e cila u qëllua me armë zjarri dhe mbeti e plagosur nga një nxënës 6-vjeçar dy vjet më parë, është shpërblyer me 10 milionë dollarë (7.6 milionë paund) nga Gjykata.

Abigail Zwerner u plagos rëndë dhe iu desh të bënte disa ndërhyrje kirurgjikale pas incidentit. Ajo dëshmoi gjatë gjyqit të saj teksa tha se “mendova se kisha vdekur”.

Zwerner ngriti një padi ku kërkonte 40 milionë dollarë nga ish-zv.drejtoreshës së shkollës Ebony Parker, duke thënë se ajo nuk veproi kur u paralajmërua se djali i vogël mund të kishte sjellë një armë në shkollë atë ditë.

Në janar të vitit 2023, fëmija qëlloi me një plumb të vetëm Zwerner, ndërsa ajo po jepte mësim në klasën e parë në shkollën fillore Richneck në Virxhinia. Plumbi i kaloi nëpër dorë dhe në gjoks.

Nëna e nxënesit u dënua me gati katër vjet burg për neglizhencë ndaj fëmijëve dhe akuza federale për armëmbajtje pa leje. Nxënësi nuk u akuzua për shkelje dhe thuhet se është nën kujdesin e një të afërmi dhe i regjistruar në një shkollë tjetër.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lavrov humbet mbeshtetjen e putinit pas takimit te deshtuar me trumpin 690cfa746bfe9
Lajmi i mëparshëm

Lavrov humbet mbështetjen e Putinit pas takimit të dështuar me Trumpin?

kleofina zbulon per here te pare se si i tregoi babait te saj per njohjen me futbollistin francez benjamin pavard 690d0272774c0
Lajmi i radhës

Kleofina zbulon për herë të parë se si i tregoi babait të saj për njohjen me futbollistin francez Benjamin Pavard

Të fundit nga

ShkoLartë