6 te arrestuar ne shkup dyshohen per terrorizem dyshohet se u gjeten snajpere dhe flamuj te isis it 6abaca5d8b651

6 të arrestuar në Shkup, dyshohen për terrorizëm – dyshohet se u gjetën snajperë dhe flamuj të ISIS-it

September 28, 2026
1 minut lexim
aks

Gjashtë persona janë arrestuar në Shkup dhe rrethinë nën dyshimin për vepra penale që lidhen me terrorizmin, në një aksion të përbashkët të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Agjencisë për Siguri Kombëtare.

Aksioni po zhvillohet në disa lokacione nën drejtimin e një prokurori nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Detajet zyrtare pritet të bëhen publike pas përfundimit të operacionit.

Sipas informacioneve jozyrtare të publikuara nga Sitel, gjatë kontrolleve janë gjetur disa pushkë snajper, disa pistoleta dhe flamuj me simbole të ISIS-it. Po ashtu, dyshohet se janë sekuestruar pajisje për nxjerrje ilegale të kriptovalutave.

Nuk dihet ende nëse të arrestuarit janë shtetas të Maqedonisë së Veriut apo të huaj, ndërsa nuk janë bërë të ditura as aktivitetet konkrete për të cilat dyshohen.

Autoritetet kanë zhvilluar edhe më herët hetime ndaj personave të dyshuar për lidhje me organizata terroriste dhe përhapje të ideologjisë së ISIS-it, përfshirë raste të hetuara në vitet 2024 dhe 2026.

Detajet zyrtare pritet të publikohen pas përfundimit të aksionit.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dikur e quanin vajza me e shemtuar e shkolles sot eshte nje nga modelet me te famshme 6abac66131e02
Lajmi i mëparshëm

Dikur e quanin vajza më e shëmtuar e shkollës, sot është një nga modelet më të famshme

Të fundit nga

Haxhiu: Nuk na duhet një koalicion me PDK-në

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar në Debat Plus se nuk e sheh të nevojshëm një koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), duke theksuar se bashkëpunimi ndërmjet palëve
ShkoLartë