6 prej tyre jane fetare shqiptaret do te gezojne 15 festa ne 2026 694d5a348a055

6 prej tyre janë fetare, shqiptarët do të gëzojnë 15 festa në 2026

December 25, 2025
1 minut lexim

Nga Viti i Ri te Dita e Verës, Bajrami i Madh apo Nevruzi… te Pashkët Katolike dhe ato Ortodokse, bashkë me ditët e shënuara kombëtare… shqiptarët do të mund të gëzojnë plotë 15 festa vitin e ardhshëm.

Ditët pushim nisin më 1 e dy janar, për të vijuar me 3 festa në mars dhe dy në prill. Maji nis me Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve dhe mbyllet me atë të Kurban Bajramit.

Në 5 shtator festohet Shenjtërimi i Nënë Terezës, ndërsa më 22 nëntor Dita e Alfabetit, e miratuar së fundmi nga qeveria.

Pas Pavarësisë dhe Çlirimit në nëntor, ditët festive përmbyllen me Ditën Kombëtare tw Rinisë më 8 dhjetor dhe Krishtlindjet më 25 dhjetor.

Në krahasim me vendet e botës, Shqipëria klasifikohet si një vend me relativisht pak ditë festash apo pushimesh, me 15 të tilla në total. Megjithatë, nëse krahasimi bëhet në nivel europian, Shqipëria renditet ndër vendet me më shumë festa publike. Në rajon, Kosova ka gjithsej 12 ditë pushimi, sipas kalendarit zyrtar të publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme. Ndërsa Shqipëria renditet pas vetëm dy vendeve të rajonit, Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës, të cilat kanë respektivisht 16 dhe 23 ditë pushimi zyrtare.

Festat janë momente të veçanta që bashkojnë njerëzit dhe pasqyrojnë identitetin kulturor, historik dhe fetar të një shoqërie. Ato shërbejnë jo vetëm si ditë pushimi, por edhe si mundësi për reflektim, bashkim dhe ruajtje të traditave brez pas brezi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bradley cooper dhe gigi hadid drejt altarit ne 2026 n 694d47978ccbe
Lajmi i mëparshëm

Bradley Cooper dhe Gigi Hadid drejt altarit në 2026-n?

pedri ja favoritet e championsit 694d5a9ace136
Lajmi i radhës

Pedri: Ja favoritët e Championsit

Të fundit nga

ShkoLartë