6% më shumë hyrje-dalje nga të huajt në Portin e Durrësit

July 4, 2025
1 minut lexim

Gjatë periudhës janar-qershor 2025, nga/drejt Portit të Durrësit kanë udhëtuar 241,490 pasagjerë dhe 104,212 automjete.

Të dhënat e Autoritetit Portual Durrës tregojnë një rritje prej 6% të hyrje-daljeve të udhëtarëve, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, duke reflektuar një interes të shtuar nga vizitorët dhe turistët që kanë zgjedhur Shqipërinë në fillim të sezonit veror.

Specifikisht, janë regjistruar 112,194 pasagjerë në hyrje dhe 129,296 në dalje të vendit, me një diferencë prej 14,568 pasagjerësh më shumë se një vit më parë.

Rritje me 6% kanë shënuar edhe hyrje-daljet e shtetasve të huaj.

Po ashtu, është evidentuar një rritje prej 4.7% në qarkullimin e mjeteve. Gjatë kësaj periudhe janë përpunuar 104,212 automjete (vetura, kamionë dhe trajlera), ose 4,967 mjete më shumë se në 6-mujorin e parë të vitit të kaluar.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Partey akuzohet për përdh*nim!

Të fundit nga

Partey akuzohet për përdh*nim!

Thomas Partey, tashmë zyrtarisht i akuzuar për përdhunim nga Shërbimi i Policisë Metropolitan. “Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës ka autorizuar Shërbimin e Policisë Metropolitan të ngrejë padi ndaj një burri pasi një

Shkatërrohet grupi kriminal i drogës

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme ka zhvilluar aksion antidrogë. Zyrtarët policorë nën udhëheqjen e prokurorit publik kanë kryer bastisje në disa lokacione të Shkupit
ShkoLartë