550 punonjes te lukoil rrezikojne te mbesin pa pune 69148b8ecbd5d

550 punonjës të “Lukoil”, rrezikojnë të mbesin pa punë

November 12, 2025
1 minut lexim

Shkup, 12 nëntor – Po kërkohet zgjidhje për 550 punonjësit e filialit të kompanisë ruse “Lukoil” në Maqedoni, pasi ky gjigant energjetik vendosi të shesë asetet e tij jashtë vendit, pas sanksioneve ndaj naftës që vendosi Presidenti amerikan, përcjell TV21. Kreu i Komisionit Rregullator të Energjisë (KRRE), Marko Bislimoski, deklaroi sot se duhet t’i jepet një shans “Lukoil Maqedoni” dhe se kompania mund të furnizohet me derivatet e naftës edhe nga vende të tjera.

“Kam pasur një takim me përfaqësuesin e Lukoil Maqedoni, dhe ai do të marrë të gjitha masat që këta punonjës të mos mbeten pa punë. Pra, Lukoil mund të vazhdojë të operojë dhe të sigurojë derivatet e naftës. Deri tani, shumica e furnizimeve vinin nga Bullgaria, por kompania mund të furnizohet edhe nga vende të tjera. Pra, duhet t’i japim shansin që të vazhdojë të punojë, nuk është e nevojshme të furnizohet vetëm nga rafineritë ruse”, tha Bislimovski.

Në Maqedoni, “Lukoil” ka 40 pika karburanti dhe 10 depo.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjorgjievski drisla eshte ne gjendje jashtezakonisht te keqe 69148474851fe
Lajmi i mëparshëm

Gjorgjievski: “Drisla” është në gjendje jashtëzakonisht të keqe

te enjten takimi i pare nderqeveritar itali shqiperi 69148d949dd30
Lajmi i radhës

Të enjten takimi i parë ndërqeveritar Itali – Shqipëri

Të fundit nga

Emergjenca në QKUK për dy ditë trajtoi 900 raste

Qendra Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës gjatë dy ditëve të fundjavës është përballur me një fluks të lartë pacientësh, duke trajtuar gjithsej rreth 900 raste. Sipas ShSKUK-së kjo është një
ShkoLartë