500 mije leke gjobe nese nuk largohesh nga protesta petraj keto masa rama i mori nga italia 6ade7e5c3889f

“500 mijë lekë gjobë nëse nuk largohesh nga protesta!” Petraj: Këto masa Rama i mori nga Italia

October 26, 2026
1 minut lexim

Avokati Edmond Petraj deklaroi se masat e reja të paralajmëruara nga qeveria për protestat janë të ngjashme me ato që zbatohen në disa vende të Bashkimit Evropian, duke përmendur Italinë.

I ftuar këtë të diel në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania, Petraj tha se masat janë të përafërta me ato evropiane, megjithëse gjobat në Shqipëri janë më të ulëta.

Duke komentuar protestat e ditëve të fundit, ai paralajmëroi se organizatorët dhe personat që kanë bërë thirrje për dhunë duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Unë të garantoj që do të dalë një faturë! Jo faturë financiare, por faturë përgjegjësie. Kushdo do të mbajë përgjegjësinë e vet”, u shpreh Petraj.

Avokati kritikoi edhe përfshirjen e një pjese të pedagogëve në mbështetje të studentëve, ndërsa pretendoi se sindikata e pedagogëve ngjante me një strukturë elektorale të Partisë Demokratike.

“Mua m’u duk si një shtab elektoral i Partisë Demokratike”, deklaroi ai.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arritje historike shaip kamberi paralajmeron shqiptaret ne gare per mandatin e trete ne serbi 6ade7e00aaabd
Lajmi i mëparshëm

“Arritje historike!” – Shaip Kamberi paralajmëron: Shqiptarët në garë për mandatin e tretë në Serbi

nga diplomacia te armet dhe izraeli cfare ndryshon nese demokratet fitojne zgjedhjet e mesmandatit 6ade7e9c3b06e
Lajmi i radhës

Nga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë zgjedhjet e mesmandatit

Të fundit nga

ShkoLartë