5 te arrestuar per vdekjen e minatorit ne bulqize 68945e18932c5

5 të arrestuar për vdekjen e minatorit në Bulqizë

August 7, 2025
1 minut lexim

Policia ka arrestuar pesë persona pas vdekjes së një minatori.



Ngjarja ndodhi të mërkurën e 6 gushtit në një subjekt minerar në Bulqizë.

66-vjeçar humbi jetën pasi u zu poshtë nga një masiv shkëmbor.

Në pranga kanë rënë pesë punonjës të stafit teknik të subjektit minerar, pasi sipas policisë nuk kanë marrë masat e duhura për garantimin e kushteve të punës.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë shtetasit Nj. P., 46 vjeç, B. Ç., 68 vjeç, F. T., 61 vjeç, E. K., 35 vjeç dhe E. Xh., 51 vjeç, të gjithë punonjës të stafit teknik të subjektit minerar. Nga hetimet e deritanishme rezulton se këta shtetas, me veprimet ose mosveprimet e tyre, nuk kanë marrë masat e duhura për garantimin e kushteve të sigurimit teknik të punës në subjektin minerar”, njoftoi policia.

Uniformat blu kanë referuar materialet procedurale në Prokurorinë e Dibrës për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me pasojë vdekjen.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlen ne pak dite 111 vende pune per shqiptaret ne institucionet shteterore 68945c73e2ff1
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Në pak ditë 111 vende pune për shqiptarët në institucionet shtetërore!

urdheresat e gjykatave per nje muaj 19 persona dergohen ne burg ne peje 689460349de68
Lajmi i radhës

Urdhëresat e gjykatave, për një muaj 19 persona dërgohen në burg në Pejë

Të fundit nga

ShkoLartë