5 milione euro per koken e gilmando danit dalin detaje te reja nga vrasja e dyfishte ne rinas ja cfare po heton policia 6925e95a5d26c

5 milionë euro për “kokën” e Gilmando Danit, dalin detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Rinas! Ja çfarë po heton policia

November 25, 2025
1 minut lexim

Detaje të reja kanë dalë nga atentati në Rinas, ku më 11 nëntor, u qëlluan me breshëri armësh ndaj makinës ku udhëtonte Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani. Si pasojë e plagëve, humbi jetë në vendngjarje, Gilmando Dani, ndërsa ndërroi jetë në spital pas disa ditësh edhe Shaljani.

Edhe pse kanë kaluar dy javë nga krimi i rëndë, ende ngjarja e rëndë nuk është zbardhur dhe asnjë nga autorët nuk është arrestuar.

Sipas burimeve të mediave nga grupi hetimor, këta të fundit kanë zbuluar se për vrasjen e Gilmando Danit, krahut të djathtë të Emiliano Shullazit është paguar plot 5 milionë euro dhe se grupi që ka marrë përsipër atentatin, veprojnë si vrasës me pagesë.

Ka dyshime se vrasësit me pagesë janë rekrutuar nga një person tjetër, i cili ka bërë lidhjen me porositësit.

Ndërsa ende vijojnë hetimet, për ngjarjen e rëndë, e cila rrezikoi edhe disa jetë të pafajshme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

HAND CUFFS
Lajmi i mëparshëm

Aksioni i sotëm për krim financiar, pesë persona privohen nga liria

diego simeone e pranon hapur 6925e9b42d5d3
Lajmi i radhës

Diego Simeone e pranon hapur

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë