FB IMG 1772734976814 scaled

5 milion euro investime për Butelin! Kostovski paralajmëron projekte kapitale me ndihmën e Gjorgjievskit

March 5, 2026
1 minut lexim

“Në komunën e Butelit shumë shpejt priten lajme të mira”. Kështu ka shkruar në faqen e tij zyrtare në Facebook kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, duke paralajmëruar projekte të reja infrastrukturore për këtë komunë.

Sipas Kostovskit, projektet po përgatiten në bashkëpunim me kryetarin e Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, të cilin e ka cilësuar si partner të vërtetë të komunës.

Ai bëri të ditur se bëhet fjalë për projekte kapitale dhe kyçe për zhvillimin e Butelit, me një vlerë të përgjithshme prej rreth 5 milionë eurosh.

Kostovski theksoi se Komuna e Butelit asnjëherë më parë nuk ka pasur një partner më të madh në Qytetin e Shkupit, duke shtuar se bashkëpunimi me administratën e qytetit do të sjellë investime të rëndësishme për qytetarët e kësaj komune.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

azerbajxhani mbyll hapesiren ajrore ne jug pas raportimeve per drone iraniane 69a9c984b3f8b
Lajmi i mëparshëm

Azerbajxhani mbyll hapësirën ajrore në jug pas raportimeve për dronë iranianë

ky banor del me plan per tia prishur dasmen selinit dhe gimbos 69a9d0c360368
Lajmi i radhës

Ky banor del me plan për t’ia prishur dasmën Selinit dhe Gimbos

Të fundit nga

ShkoLartë