48 vjece dhe me ne forme se kurre kengetarja e famshme ndez rrjetin 69683231e62de

48 vjeçe dhe më në formë se kurrë, këngëtarja e famshme “ndez” rrjetin

January 15, 2026
1 minut lexim

Këngëtarja e famshme, Nicole Scherzinger, ka “djegur” rrjetet sociale me fotot e saj të fundit nga pushimet luksoze në Maldive. 48-vjeçarja është shfaqur në super formë, duke pozuar me bikini në mes të detit, në një set imazhesh që kanë tërhequr mijëra pëlqime dhe komente.

Me një humor sensual dhe plot vetëbesim, ish-ylli i “Pussycat Dolls” ndau momentet e relaksit me ndjekësit e saj në “Instagram”, duke i shoqëruar fotot me mbishkrimin: “Terapi me ujë deti”.

Pamjet e publikuara e tregojnë Nicole duke shijuar diellin, ujin e kristaltë dhe qetësinë e një plazhi ekzotik, ndërsa duket më në formë se kurrë. Fansat nuk kanë kursyer komplimentet, duke e quajtur atë “mahnitëse”, “të përjetshme” dhe “një nga femrat më seksi të showbiz-it”.

Scherzinger, e njohur për disiplinën e saj në palestër dhe stilin e jetesës së shëndetshme, vazhdon të dëshmojë se mosha është thjesht një numër, ndërsa fotot e saj nga Maldivet janë kthyer menjëherë në virale.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

investimi prej mijera eurosh asfalti ne dobroshec te drenasit hiqet si tapet 6968310f56f0a
Lajmi i mëparshëm

Investimi prej mijëra eurosh, asfalti në Dobroshec të Drenasit hiqet si tapet

Të fundit nga

ShkoLartë