42 vjecari ne lezhe u gjet i pajete ne dyqanin e tij e ema i jep fund jetes pasi merr lajmin 6947182330241

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

December 20, 2025
1 minut lexim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Lezhë mbrëmjen e ditës së djeshme.

Ditën e djeshme rreth orës 19:30 të mbrëmjes 42-vjeçari Aleksandër Marku është gjetur pa shenja jetë në dyqanin e tij në fshatin Lalm të Lezhës.

Ndërkohë, nëna e tij Prenë Marku, 72-vjeç pasi ka marrë lajmin për humbjen e jetës së djalit të saj, dyshohet se ka varur veten.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 19:30 të mbrëmjes së djeshme, në lagjen Gurra, Lezhë, në dyqanin e tij me vegla pune, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. M., 42 vjeç, banues në fshatin Lalm, Lezhë. Nga veprimet e para hetimore nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Ndërkohë, dyshohet se nëna e tij, shtetasja P. M., 72 vjeçe, pas marrjes së lajmit për humbjen e jetës së djalit të saj, në gjendje të rënduar psikologjike, dyshohet se ka varur veten e cila  u gjet e pajetë nga familjarët në ambientet e banesës në fshatin Lalm i Ri, Lezhë.

Trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore dhe përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aston villa synon portierin e barcelones 69471773bd11f
Lajmi i mëparshëm

Aston Villa synon portierin e Barcelonës

kush eshte dejona mihali kandidati i lvv se jep pergjigjen 6947187e90337
Lajmi i radhës

Kush është Dejona Mihali? Kandidati i LVV-së jep përgjigjen

Të fundit nga

Regjistrohen dy tërmete në RMV

Tërmet me intensitet prej III ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane (SHME) është ndjerë në Manastir, Ohër dhe rrethinë mbrëmë në ora 23:10, kumtoi Opservatori sizmologjik pranë Fakultetit natyroro-matematikor në Shkup. Epiqendra e
ShkoLartë