40 vjecari tenton ti arratiset policise por aksidentohet me makine niset drejt urgjences se fierit 69d6c9de95fd6

40-vjeçari tenton t’i arratiset policisë, por aksidentohet me makinë/ Niset drejt urgjencës së Fierit

April 8, 2026
1 minut lexim

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në unazën lindore të Fierit.

Një drejtues automjeti, i identifikuar si Besmir Mustaj, 40 vjeç, nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar.

Në përpjekje për t’u larguar, ai është përplasur me një automjet të parkuar.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i automjetit është dëmtuar dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë , forcat zjarrfikëse dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e dinamikës së aksidentit, ndërkohë që drejtuesi i mjetit do të shoqërohet në komisariat.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

sadiku ldk i kishte 15 vota te gatshme per osmanin por su paraqit si kandidate 69d6c90513c57
Lajmi i mëparshëm

Sadiku: LDK i kishte 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate

me ne fund zajmina vasjari i ben publike imazhet e dy femijeve te saj 69d6cb7761259
Lajmi i radhës

Më në fund Zajmina Vasjari i bën publike imazhet e dy fëmijëve të saj

Të fundit nga

ShkoLartë