4 rregulla te thjeshta per nje prinderim pa strese gjate festave 694dd43494e40

4 rregulla të thjeshta, për një prindërim pa strese gjatë festave

December 26, 2025
min lexim

Lodrat janë thuajse kudo gjatë kësaj periudhe. Për një fëmijë i cili është mësuar të marrë aq sa prindërit mund dhe dëshirojnë t’i ofrojnë, festat kalojnë pa shumë të qara.
Por, për ata që nuk janë mësuar ta dëgjojnë fjalën “jo”, ky nuk do të jetë rasti.

Shumë prindër, jo vetëm për shkak të mundësive ekonomike, përpiqen t’i mësojnë fëmijëve kuptimin e vërtetë të festave.

Gëzimi nuk qëndron vetëm te lodrat poshtë pemës, por tek bashkimi i vërtetë. Lumturia që sjell ndjesia e të qenit bashkë në një tavolinë duke festuar mbylljen e një tjetër viti krah njëri-tjetrit.

Është një përgjegjësi e madhe t’ia mësosh një fëmije vlerën e gjithë kësaj. Por, më besoni, nëse ai/ajo nuk arrin të jetë kaq i/e ndërgjegjshme, ky sezon mund të kthehet në një sfidë të vërtetë për ju.

Janë katër hapa të thjeshtë, por vendimtar, të cilët të ndihmojnë të rrisësh një fëmijë mirënjohës.

1. Vendos kufij për dhuratat

Një fëmijë nuk mund të marrë pafund dhurata. Mund ta lësh të zgjedhë atë që i pëlqen më shumë, ose të jesh ti ai/ajo që përgatit diçka për të. Kujtimet kanë më shumë rëndësi se një gëzim i çastit, mësojani fëmijës suaj këtë.

2. Qëndroni besnikë ndaj rutinave tuaja edhe gjatë festave

Prindërit bëhen më dorëleshuar jo vetëm me dhuratat, por edhe në disa kufizime të rëndësishme ndaj të vegjëlve të tyre. Oraret e gjumit, të dalat, ngrënia e ëmbëlsirave pa kriter, këto rregulla lihen mënjanë në fundvit. Ditët e para të janarit, kur gjithçka i kthehet normalitetit, fillojnë zënkat. Fëmijët kërkojnë atë që ti, pa ndonjë arsye të fortë, ia mundësove për pak javë.

3. Bëjini dhurata që i nxisin drejt talenteve të reja

Shpesh e gjykojmë vlerën e një dhurate nga emocioni që ndiejmë kur ajo merret, duke besuar se kjo ndjesi pasqyron vlerësimin dhe rëndësinë e dhuratës. Ky supozim mund të forcohet nga entuziazmi i dhënies dhe marrjes së sendeve të shtrenjta.
Por, një dhuratë e shtrenjtë, jo domosdoshmërisht është më e mira. Një aparat fotografik, disa penela e telajo, një kitarë apo biçikletë mund të të ndihmojnë të zbulosh një talent tjetër të fëmijës tënd.

4. Mësoji fëmijës gëzimin e dhënies

Dhuratat e vërteta i sigurojnë të rriturit, por vlera e diçkaje të përgatitur prej një fëmije nuk ka çmim, qoftë kjo edhe një kartolinë.
Mësojani fëmijës suaj gëzimin e të dhënit të një dhurate, sado e vogël qoftë ajo. Fundja ky është kuptimi i vërtetë i festave.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ajri ne prishtine shenon permiresime 694dd30f4d268
Lajmi i mëparshëm

Ajri në Prishtinë shënon përmirësime

mexhiti paralajmeron se ziadin sela dhe ash do ti bashkohen vlen it dhe qeverise 694de4d85f3e7
Lajmi i radhës

Mexhiti paralajmëron se Ziadin Sela dhe ASH do t’i bashkohen VLEN-it dhe Qeverisë

Të fundit nga

Ajri në Prishtinë shënon përmirësime

Prishtina sonte radhitet në mesin e vendeve me cilësi më të mirë të ajrit. Sipas  të dhënave të fundit të pulbikuar nga  ‘IQ Air’,  cilësia e ajrit në kryeqytetin e Kosovës është
ShkoLartë