39 familje te evakuara nga permbytjet ne mitrovice skenderaj e vushtrri 6961455787932

39 familje të evakuara nga përmbytjet në Mitrovicë, Skenderaj e Vushtrri

January 9, 2026
1 minut lexim

Zyrtarët policorë në të gjithë vendin janë angazhuar intensivisht ditëve të fundit, jo vetëm për detyrat rutinë, por edhe për menaxhimin e situatës së krijuar nga reshjet e shumta të shiut.

Përmbytjet kanë prekur rrugë, toka bujqësore, shtëpi banimi dhe lokale afariste, ku disa ura janë shembur dhe disa familje janë evakuuar nga zonat më të rrezikuara.

Policia ka monitoruar situatën në terren, duke orientuar trafikun në rrugë alternative, ndërkohë që është koordinuar me Shtabet Komunale dhe institucionet e tjera për menaxhimin e situatës. Në rajonin e Drejtorisë Rajonale të Policisë Mitrovicë Jugu (Mitrovicë, Skenderaj dhe Vushtrri) janë evakuuar 39 familje të rrezikuara nga përmbytjet.

Policia ka bërë të ditur se do të vazhdojë angazhimin e saj me përkushtim, duke vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet për ofrimin e sigurisë dhe asistencën e shërbimeve emergjente, me qëllim mbrojtjen dhe mbështetjen e qytetarëve në këto ditë me situata të jashtëzakonshme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

moti i keq shkakton nderprerje te energjise elektrike ne france dhe britani 69614445a01e6
Lajmi i mëparshëm

Moti i keq shkakton ndërprerje të energjisë elektrike në Francë dhe Britani

raye shkelqen ne londer vallezon ne debore me fustan roze gjate xhirimeve te videoklipit te ri 696146519a53d
Lajmi i radhës

Raye shkëlqen në Londër: Vallëzon në dëborë me fustan rozë gjatë xhirimeve të videoklipit të ri

Të fundit nga

ShkoLartë