380 te burgosur ne prag lirie amnistia ne filtrin e spak perjashtohen vrasjet te perjetshmit dhe disa te denuar nga gjkko 6974e8433d225

380 të burgosur në prag lirie/ Amnistia në filtrin e SPAK. Përjashtohen vrasjet, të përjetshmit dhe disa të dënuar nga GJKKO

January 24, 2026
min lexim

Grupet që po kornizojnë projektligjin për amnistinë në burgje i kanë dërguar edhe SPAK-ut kërkesë për mendim.

Siç bëjnë me dije burimet e TCH, shkresa e përcjellë SPAK-ut, sikurse edhe aktorëve të tjerë të drejtësisë, mes tyre edhe Prokurorisë së Përgjithshme, përfshin kategorinë e veprave që amnistohen, që do të aplikohet zbritje dënimi, mbyllje procedimi penal, si edhe kriteret ndaluese. Për shkak se nga amnistia e 2024 fituan amnisti me zbritje dënimi si subjekte që ishin hetuar nga SPAK dhe gjykuar nga GJKKO afro 70 shtetas, kryesisht për ushtrim të ndikimit të paligjshëm, shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre, kërkesa për të marrë një qëndrim nga SPAK është vlerësuar si e domosdoshme.

Në një reagim për gazetaren Anila Hoxha, SPAK konfirmoi se ka kthyer përgjigje për projektligjin, duke deklaruar qëndrimin për amnistinë:

“Në përgjigje të kërkesës suaj, në parim kemi qenë dakord me projektligjin për amnistinë dhe mendojmë se ndryshimet nuk prekin kompetencat parësore të Prokurorisë së Posaçme. Kemi dhënë mendim që nuk duhet të përfshihen në ligjin për amnistinë as veprat e tjera penale që nuk janë në kompetencë të SPAK, por që mund të jenë të lidhura ngushtë në formën e procedimit të lidhur me çështjen penale në kompetencën e Prokurorisë së Posaçme”, – deklaroi Prokuroria e Posaçme.

Nga amnistia e 2024 lanë qelitë 730 të burgosur dhe 1600 të tjerë fituan ulje dënimi. Parashikimi zyrtar i deklaruar nga Ministria e Drejtësisë për amnistinë e radhës llogarit rreth 380 të burgosur që mund të lënë qelitë. Megjithatë, ende nuk ka listë konkrete.

Në draftin e shpërndarë institucioneve përmendet se si përfitues propozohet të jenë të burgosurit burra të dënuar me një vendim të formës së prerë me burg deri në tre vjet ose dënime alternative dhe gjoba, kurse dënimi duhet të ketë marrë formë të prerë deri më 31 dhjetor 2025, si edhe ata të dënuar që deri në datën kur të hyjë në fuqi projektligji u kanë mbetur tre vjet burg. Gjithashtu edhe gratë e dënuara deri në katër vjet burgim.

Zbritja e dënimit deri në një vit po diskutohet të aplikohet edhe për gratë e burgosura deri në një vit dhe po ashtu një vit për burrat. Sërish pritet të përjashtohen nga amnistia të dënuarit për vrasje, të dënuarit e përjetshëm dhe një kategori specifike e të dënuarve nga gjykata antikorrupsion. Ndërkohë, është propozuar në draft të përjashtohen nga ndjekja penale edhe kallëzimet e kryera gjatë këtij viti për të cilat parashikohet dënimi me maksimumin dy vjet burg, ndërsa projektligji prek edhe të dënuarit nën shërbim prove.

Amnistia u bë e ditur nga ministri i Drejtësisë dhe u rikonfirmua nga kryeministri i vendit. Megjithatë, derisa të zbatohet, do të nevojitet ende kohë.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

prishtina apo drita 6974e796c5a83
Lajmi i mëparshëm

Prishtina apo Drita?

si te permiresoni menjehere cilesine e imazhit ne televizorin tuaj 6974e86e4d88d
Lajmi i radhës

Si të përmirësoni menjëherë cilësinë e imazhit në televizorin tuaj

Të fundit nga

ShkoLartë