38 zjarre te regjistruara ne 24 oret e fundit tre ende aktive 68721e8c29ade

38 zjarre të regjistruara në 24 orët e fundit, tre ende aktive

July 12, 2025
1 minut lexim

Qendra për Menaxhim me Kriza informon se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e shtetit janë regjistruar gjithsej 38 zjarre në ambiente të hapura. Prej tyre, tre janë ende aktive, pesë janë vënë nën kontroll, ndërsa tridhjetë janë shuar plotësisht.

Zjarre aktive janë regjistruar në Komunën e Dojranit (fshati Nikoliç), Veles (fshati Xhidimirci) dhe në Komunën e Makedonski Brodit, ku zjarri përfshin hapësirën mes fshatrave Çreshnevo, Krapa dhe Lokvicë.

Nën kontroll janë zjarret pranë fshatit Slatinë në Makedonski Brod, fshatit Bllace në Çuçer Sandevo, dy deponi në Komunën e Dollnenit si dhe në zonën e burimeve të Slatinës.

Ndër zjarret e shuara janë ato në Shkup, Manastir, Prilep, Resnje, Demir Hisar, Strumicë, Radovish, Kumanovë, Kriva Pallankë dhe komuna të tjera, ku kryesisht janë përfshirë vegjetacion i ulët, pyje, deponi apo mbeturina.

Shërbimet kompetente vazhdojnë ndërhyrjet në terren dhe apelojnë për kujdes dhe raportim të menjëhershëm të çdo zjarri të vërejtur.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

klinika e kirurgjise torakale ne qkuk avancon me teknologji te nivelit nderkombetar 6872192583b29
Lajmi i mëparshëm

​Klinika e Kirurgjisë Torakale në QKUK avancon me teknologji të nivelit ndërkombëtar

vlen e turpshme ja si e la bdi filharmonine 96 maqedonas dhe vetem 4 shqiptare per 20 vite 68722375cd837
Lajmi i radhës

VLEN: E turpshme, ja si e la BDI Filharmoninë: 96% maqedonas dhe vetëm 4% shqiptarë për 20 vite!

Të fundit nga

ShkoLartë