36 vjetori i deklarates se 2 korrikut haxhiu e kurti vleresojne aktin historik 6a4617f627b7b

​36-vjetori i Deklaratës së 2 Korrikut, Haxhiu e Kurti vlerësojnë aktin historik

July 2, 2026
1 minut lexim

Krerët institucionalë në detyrë kanë vlerësuar rëndësinë historike të delegatëve të 2 Korrikut 1990, duke e cilësuar Deklaratën Kushtetuese si një nga aktet më të rëndësishme në rrugëtimin e Kosovës drejt shtetësisë.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, tha se Kosova e asaj kohe kishte shumë pak hapësirë veprimi, por nuk pranoi të trajtohej si krahinë e Serbisë.

Sipas saj, përmes Deklaratës së 2 Korrikut, Kosova u përpoq të fliste në emër të vet dhe të kërkonte liri, e jo privilegje politike.

Ndërkaq, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e cilësoi Deklaratën e 2 Korrikut 1990 si shpallje normuese dhe juridike të Republikës së Kosovës. Ai tha se ky akt, i miratuar në Prishtinë dhe i pasuar nga zhvillimet e mëvonshme kushtetuese e politike, shënoi fillimin e republikës së rezistencës dhe hodhi themelet e shtetësisë së Kosovës.

“Pa Republikën e Kosovës të vitit 1990 dhe aktet e tjera pasuese, nuk do ta bënim pavarësinë në vitin 2008”, deklaroi Kurti, duke vlerësuar se rrugëtimi drejt shtetit të pavarur u ndërtua mbi vendimet dhe sakrificat e asaj periudhe historike.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

pas shtatzenise se shume perfolur xhuli vjen me reality show n e saj eagle queen premiera zgjon interes te madh 6a45fd7b599e4
Lajmi i mëparshëm

Pas shtatzënisë së shumë përfolur, Xhuli vjen me reality show-n e saj “Eagle Queen” – premiera zgjon interes të madh

vrau kamarierin gazment kurmaku apeli denon me 17 vite burg erjon llapushin 6a46186f8f9ac
Lajmi i radhës

Vrau kamarierin Gazment Kurmaku, Apeli dënon me 17 vite burg Erjon Llapushin

Të fundit nga

ShkoLartë