36 vite pa investim banoret e malbardhes dalin ne proteste per rrugen e amortizuar ne dimer behet e pakalueshme 6a5dd36f82788

“36 vite pa investim”/ Banorët e Malbardhës dalin në protestë për rrugën e amortizuar: Në dimër bëhet e pakalueshme

July 20, 2026
1 minut lexim

Mungesa e investimeve në infrastrukturë ka nxjerrë në protestë banorët e fshatit Malbardhë në Kurbin, të cilët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për rikonstruksionin e rrugës që lidh zonën e tyre me aksin kryesor. Segmenti prej rreth 1.3 kilometrash, sipas banorëve, prej më shumë se tre dekadash ndodhet në gjendje të amortizuar dhe ka vështirësuar lëvizjen e përditshme për familjet e zonës.

Banorët thonë se rruga nuk ka njohur investime prej rreth 36 vitesh dhe gjatë periudhës së reshjeve kthehet në një problem serioz për qarkullimin.

Sipas tyre, rreth 200 familje që jetojnë në pjesën e poshtme të fshatit përballen çdo ditë me vështirësi për të shkuar në punë, shkollë apo për të marrë shërbimet bazë.

“Është premtuar disa herë që do të shtrohet me asfalt, por deri tani nuk është bërë asgjë. Në dimër bëhet e pakalueshme”, u shpreh një banor.

Një tjetër banor u shpreh se mungesa e ndërhyrjeve ka ndikuar drejtpërdrejt në jetën e komunitetit.

“Ka 36 vjet që kjo rrugë është kështu. Na e vështirëson shumë jetën”, tha ai.

Në mbështetje të protestës ishin edhe anëtarët e Këshillit Bashkiak të opozitës, Albert Ndoci dhe Sefedin Lika, të cilët ngritën shqetësime për mënyrën e shpërndarjes së investimeve në zonat rurale të Kurbinit.

Nga ana tjetër, Bashkia Kurbin ka bërë me dije se rikonstruksioni i këtij segmenti është përfshirë në buxhetin e këtij viti dhe punimet pritet të nisin së shpejti.

Banorët kërkojnë që premtimi për ndërhyrje të mos mbetet vetëm në letër, por rruga të rikonstruktohet pas dekadash pritjeje.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fsk ja gjen trupin e pajete te personit te zhdukur ne liqenin e batllaves 6a5dd311dd1cb
Lajmi i mëparshëm

​FSK-ja gjen trupin e pajetë të personit të zhdukur në Liqenin e Batllavës

nje haker i dyshuar i fsb se ruse qe udhetoi ne tajlande perballet me 10 vjet burgim ne shba 6a5dd3d318479
Lajmi i radhës

​Një haker i dyshuar i FSB-së ruse që udhëtoi në Tajlandë përballet me 10 vjet burgim në SHBA

Të fundit nga

ShkoLartë