Në 35-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, Grida Duma e ka hapur ‘Top Storyn’ duke uruar partinë.
Grida Duma është shprehur se PD feston 35 vite histori që në fakt, sipas saj nuk është realisht mosha e saj historike.
Duma ka theksuar se PD ka të njejtat dilema prej vitesh por, partisë i është dashur gjenialitet për të bërë bashkë copëza historie.
“Dita e sotme ka pasur zhvillimet të rëndësishme, shënjon një momentum të rëndësishëm të realitetit politik dhe historik të një partie politike që i është dashur mos të jetë aspak stoike që të mbetet demokratike. PD sot feston 35 vite histori që nuk është mosha e saj historike, sepse mosha e saj bazuar në vendimmarrjen e saj, në gjenialitetin që është dashur për të bërë bashkë copëza të historisë, tumave dhe shtresa, kërkonin një gjenialitet më të thellë në themelimin e saj. PD për atë që ka arritur të realizojë, të bashkojë kreshnikët dhe jo kreshnikët ose e kundërta.
Të bashkonte të persekutuarit politik apo aleatët ideologjikë. Të gjitha sfida që asaj i është dashur ti kalojë duke tejkaluar vetveten. Sot PD është sërish në të njëjtat dilema ndërsa e çanin tradhtar ose besnikë. Sot feston 35 vjetorin por nuk çështje pronësie. PD është përkatësia e saj, anëtarësia është ajo që ka pronën e këtij aseti. Por a është Shqipëria përkatësia e saj. Sepse PD nëse di një gjë mirë është që nuk ka asnjë për të flijuar, gjykuar apo thënë ik port ka këdo për të bashkuar”, u shpreh Grida Duma.
Burimi: botasot.info


