35 dite revolte diaspora zbarkon sot ne tirane shqiptaret nuk heqin dore rama jepe doreheqjen 6a489f58d30be

35 ditë revoltë! Diaspora “zbarkon” sot në Tiranë, shqiptarët nuk heqin dorë: Rama, jepe dorëheqjen!

July 4, 2026
1 minut lexim

Mbahet sot, në orën 19:00, protesta e 35-të masive, ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama.

Protesta e sotme është mbarëkombëtare ku diaspora pritet të jetë në Tiranë në mbështetjes së revoltës 35 ditore. Autokolonat janë nisur që nga dita e djeshme ndërsa policia ka deklaruar se çdo shtetas shqiptar që do të hyjë në territor këto ditë do t’i nënshtrohet një kontrolli të imtësishëm. Kjo është parë si përpjekje që diaspora të mos jetë pjesë e protestës në Tiranë.

Grumbullimi i protestuesve është parashikuar të nisë në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas marshimi do të vijojë drejt godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit do të shprehin kërkesat e tyre.

Kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë masivisht në atë që cilësohet si protesta e 34-t radhazi.

“Ju erdhi fundi”, është mesazhi që organizatorët kanë përcjellë në thirrjen e tyre për pjesëmarrje në protestën.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

keds i me punime ja zonat ku do te kete reduktime 6a489ef0c7160
Lajmi i mëparshëm

KEDS-i me punime, ja zonat ku do të ketë reduktime

tess daly shkelqen me fustan te bardhe ne nje event mode vazhdon te mbaje unazen e marteses 6a48a07bcfd8d
Lajmi i radhës

Tess Daly shkëlqen me fustan të bardhë në një event mode, vazhdon të mbajë unazën e martesës

Të fundit nga

ShkoLartë