345 mije nxenes nisin vitin e ri shkollor 2025 2026 ja ndryshimet ne sistemin arsimor dhjetera klasa te para ne korce nuk paten asnje regjistrim 68bdfc233bb9f

345 mijë nxënës nisin vitin e ri shkollor 2025-2026, ja ndryshimet në sistemin arsimor/ Dhjetëra klasa të para në Korçë nuk patën asnjë regjistrim

September 7, 2025
1 minut lexim

Këtë të hënë nis viti i ri shkollor në të gjithë vendin, ku rreth 345 mijë nxënës do të ulen në bankat e shkollës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ministria e Arsimit njoftoi se në total janë 31 mijë mësues, ndërsa këtë vit është përforcuar mbështetja për nxënësit me aftësi të kufizuara. Konkretisht janë 2,260 mësues ndihmës, një rritje prej 150 më shumë se në vitin 2024.

Transporti falas do të ofrohet për 38 mijë nxënës dhe 12 mijë mësues. Po ashtu, janë të disponueshme 3,500 bursa për nxënësit që kanë nevojë për mbështetje financiare.

Librat janë shpërndarë falas për të vegjlit që i rikthehen shkollës. Ashtu si në të gjithë vendin, edhe në Elbasan u bë shpërndarja e librave për fëmijët në çdo shkollë.

Diku të mirëmbajtura e diku më pak, prindërit në masë kanë nxituar të përfitojnë nga kjo lehtësi e ofruar, por ndërkohë, sipas buxheteve, ndajnë mendime të ndryshme mbi koston e materialeve të tjera shkollore.

Ndërkohë, në Korçë viti i ri shkollor nis me një rënie të ndjeshme të numrit të nxënësve. Krahasuar me një vit më parë, janë 3 726 më pak, duke e ulur shifrën nga 21 080 në 17 354 nxënës.

Kjo situatë ka bërë që në qytetin e Korçës disa shkolla të bashkohen, ndërsa dhjetëra klasa të para nuk janë hapur pasi nuk kanë pasur regjistrime. Sipas nënkryetarit të sindikatës së mësuesve në Korçë, reduktimi me gati një të katërtën e nxënësve është një tregues alarmant që kërkon ndërhyrje emergjente në sistemin arsimor.

Ulja e numrit të nxënësve reflektohet edhe tek mësuesit, të cilët mbeten pa ngarkesë mësimore. Një pjesë e tyre pritet të kalojë si mësues ndihmës ose të angazhohet në programe pas shkollore.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

guxo garon ne zgjedhje me 4 kandidate per kryetare komunash 68bdfb841fdd0
Lajmi i mëparshëm

Guxo garon në zgjedhje me 4 kandidatë për kryetarë komunash

policia ceke arreston pas vitesh arrati shoferin fantazme levizte me makine garash ne autostrade 68bdfe463969a
Lajmi i radhës

Policia çeke arreston pas vitesh arrati “shoferin fantazmë”, lëvizte me makinë garash në autostradë

Të fundit nga

Si do të veprojë SHBA në të ardhmen në Europë?

Marrëdhëniet transatlantike janë cënuar fort që me ardhjen në pushtet të Donald Trumpit. Publikimi i Strategjisë Kombëtare të Sigurisë (NSS)më 4 dhjetor 2025 u kuptua nga shumë politikanë europianë si një fyerje e

Google po ndërton një shfletues të ri eksperimental

Google ka prezantuar Disco, një shfletues eksperimental që përdor inteligjencën artificiale (AI) për të ndryshuar mënyrën e shfletimit. Ai nuk synon të zëvendësojë Chrome, por të testojë ide të reja për integrimin
ShkoLartë