34 vite nga eksodi i shqiptareve ne itali si zbarkoi anija vlora me emigrante 689603e5dd1c0

34 vite nga eksodi i shqiptarëve në Itali, si zbarkoi anija “Vlora” me emigrantë

August 8, 2025
min lexim

Sot bëhen 34 vite nga eksodi i shqiptarëve drejt Italisë.



Mbi 20 mijë veta hipën në anijen “Vlora”, e cila sapo ishte kthyer nga Kuba.

Më pas iu drejtuan Barit ku udhëtuan për 36 orë në kushte të këqija.

Edhe sot e kësaj dite, konsiderohet mrekulli se si anija arriti deri në brigjet italiane me atë mbipopullim.

Por si është parë kjo nga sytë e italianëve?

Në vitin 2004, La Repubblica publikonte një artikull ku tregonte se edhe ata nuk ishin përballur me skena të tilla duke i zënë edhe ata në befasi.

Edhe ajo verë e 1991 ishte ndryshe për ta.

“Ishin vitet ’90, dhe Puglia përjetonte zbarkimet masive nga Shqipëria. Televizioni italian kishte krijuar në vendin e shqiponjave një ëndërr për liri e mirëqenie, ndoshta më shumë iluzion sesa realitet”, shkruante asokohe prestigjiozja italiane.

Tregohen emisionet e ndryshme televizive që për shqiptarët ndoshta ishin mit.

“Aq sa edhe një bar në qendër të Tiranës mbanin emrin e Berluskonit, miti i asaj kohe. Ironikisht, po ai mit, me ligjin Bossi-Fini për emigracionin, do ta kthente jetën e shumë shqiptarëve në një ferr.

Atëherë u fajësua televizioni, liria e beftë pas komunizmit, një liri që të shtyn të bësh gjëra që kurrë s’do të mendoje më parë. Si të sulmosh një anije me 20 mijë vetë. Ishte Vlora. Dhe ende sot, inxhinierët pyesin se si ka arritur ajo anije e rrënuar të përballojë një ngarkesë të tillë njerëzore. Mrekullitë e urisë”, shkruante La Repubblica.

La Repubblica ndalej edhe te ndryshimi që ka pësuar Italia para dhe pas zbarkimit të emigrantëve shqiptarë.

Anija ‘Vlora’ ishte një anije tregtare që mbante flamurin shqiptar. Më 7 gusht 1991, ajo sapo ishte kthyer nga Kuba, me një ngarkesë kallam sheqeri.

Sapo mbërriti në Shqipëri ajo u mbush nga mijëra shqiptarë, që kërkuan të shkonin drejt Italisë. Destinacioni i parë ishte qyteti i Brindisit, e më pas u drejtua drejt Barit.

Eksodi nëpërmjet anijes tregtare Vlora ishte episodi më i famshëm, por sigurisht jo i vetmi. Regjimi komunist në Shqipëri kishte izoluar vendin nga bota perëndimore, duke sjellë shtimin e varfërisë.

Pas rënies së diktatorit Enver Hoxha, në vitin 1985, situata nuk u përmirësua, e kështu, falë ndikimit të stacioneve italiane, filluan lëvizjet e shqiptarëve për kërkimin e një të ardhmeje më të mirë./tvklan

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

qmk qytetaret do te marrin sot nje sms mesazh testues 689602421a9aa
Lajmi i mëparshëm

QMK: Qytetarët do të marrin sot një SMS mesazh testues

shba vendos tarifa per arin cmimi ne bursen amerikane arrin rekord historik 68960511d49fb
Lajmi i radhës

SHBA vendos tarifa për arin, çmimi në bursën amerikane arrin rekord historik

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë